Punonjësit e sigurimit në një stacion trenash në Guangdong të Kinës, janë habitur kur në ekranin e makinës për skanim, panë siluetën e një gruaje
Ajo ishte ulur në gjunjë në shiritin lëvizës, që të jetë pranë çantës së saj, nga frika se mund t’ia vjedhin.
Kamerat e sigurisë, kanë filmuar atë teksa është ngjitur dhe në momentin kur doli së bashku me bagazhet tjera.
Veprimi i saj fillimisht është menduar të jetë ndonjë lojë, por ajo ka insistuar se kishte gjëra shumë të çmueshme dhe nuk guxonte t’i mbante larg.
Imazhet e jashtëzakonshme tregojnë pasagjeren femër, e veshur me këpucë me taka të lartë, u gjunjëzua në brezin transportues pas gjërave të saj pasi ata kalonin kontrollin.
Incidenti ndodhi pasi miliona kinezë mbushin çantat e tyre për të shkuar në shtëpi ose për tu larguar në qytete të ndryshme, pasi më 16 shkurt ata festojnë Vitin e Ri e Hënor.
Janë rreth 390 milion njerëz që pritet të udhëtojnë me tren në një periudhë 40-ditore.
Rreth 2.98 miliardë udhëtimesh do të bëhen me tren, autobus dhe me avion, gjatë sezonit të festave epike nga 1.4 miliardë qytetarë kinezë sipas Stacionit televiziv qendror të Kinës.


