Teksa mbrëmë ka filluar Big Brother në Britaninë e Madhe, të gjithë vëmendjen e ka marrë 35-vjeçarja, Courtney, emri i vërtetë i të cilës është Shane Gilberto Jeneko.
E quajtur ndryshe mbretëresha “drag” ishte duke hyrë në shtëpinë e Big Brother dhe po jepte shfaqjen e hyrjes duke ecur mbi pasarelën para shtëpisë, kur fustani i saj i ra poshtë.
Spektakli që transmetohej drejtpërdrejt po ndiqej nga miliona shikues, të cilët kanë ndarë mendime të ndryshme për këtë shfaqje.
Disa e quajtën diçka të turpshme, disa diçka të organizuar dhe të tjerë që e përshëndesin këtë si diçka ikonë dhe që do mbahet mend gjatë.


