Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Papa Gjon Pali II”.
Bëhet me dije nga informacionet e para se shoferi ka hyrë me të kuqe në semafor duke u përplasur me mjetin që gjendej përball. Personi me iniciale E. B dhe S. M fatmirësisht nuk janë lënduar. Konfirmohet se si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë që nga njoftimi i policisë mësohet se autori i aksidentit ka marrë gjobën prej 21.000 lekë të reja.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.12.2021, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, mjeti me drejtues shtetasin E. B., ka vazhduar lëvizjen ndërkohë që semafori ishte me dritë të kuqe dhe është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin S. M.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe në përfundim kanë vendosur masën administrative 21.000 lekë të rinj, për shtetasin E. B., për shkelje të nenit 144/3 të Kodit Rrugor “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”.



