• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HYN NË FUQI LIGJI SALVINI/ Nuk pritet mirë nga komuniteti shqiptar në Itali
Home
Nderkombetare

HYN NË FUQI LIGJI SALVINI/ Nuk pritet mirë nga komuniteti shqiptar në Itali

3 December, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti italian Sergio Mattarella ka firmosur sot ligjin e ri mbi emigracionin e sistemin e sigurisë në Itali, i njohur ndryshe si “ligji Salvini”, i propozuar nga ministri e zëvëndëskryeministri  Matteo Slavini, e i aprovuar një javë më parë në Parlament.

“Nga fjalë në vepra”, është komenti i ministrit të Brendshëm, i cili shprehet i kënaqur që kreu i shtetit ka firmoasur këtë normativë të re ligjore.

Ligji ‘Salvini’ vendos heqjen e së drejtës së azilit në Itali për motive humanitare, e lejon dhënia e një leje qëndrimi të veçantë vetëm për azilkërkuesit që janë viktimë të dhunës në familje, viktima të shfrytëzimit në punë, që kanë nevojë urgjente për kura mjekësore, apo që vijnë nga vende të përfshira përkohësisht nga një fatkeqësi natyrore.

Parashikohet heqja e statusit të refugjatit për të gjitha ata emigrantë që kryejnë vepra penale si dhunë sesksuale, prodhim e trafik droge, grabitje e dhunim të pronës private, rezistencë e dhunë ndaj forcave të rendit, si dhe pezullimi i kërkesë për azil për të gjithë ata emigrantë të dënuar në shkallë të parë nga sistemi i drejtësisë italiane.

Por Ligji ‘Salvini’ parashikon dhe ndryshime të rëndësishme në procedurën e marrjes së nënështetesisë italiane, duke mos u pritur mirë nga komunitetet historike të emigrantëve në Itali si komuniteti i shqiptarëve, marokenëve, peruanët, tunizianët etj.

Me ligjin e ri afati i kohëzgjatjes së procedurës së pranimit të kërkesës së nënshtetësisë italiane  nuk është më 24 muaj siç parashikohej në ligjin e mëprashëm, por bëhet 48 muaj.

I njëjti afat kohor, 4 vjet do të aplikohet dhe për çdo qytetar të huaj që martohet me një shtetas italian e që kërkon të marrin nënshtesisën italiane.

Dekreti Salvini ka rritur gjithashtu dhe shumën e pagesës së detyruar ndaj shtetit italian për prezantimin  e kërkesës për nënshtetësi italiane. Nga 200 euro në 250 euro si dhe parashikon heqjen e nënështetësisë italiane për të gjitha ata emigrantë që janë dënuar në shkallën të parë nga drejtësia italiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUR NJERËZIT TË LËNDOJNË..."/ Keisi flet për dhimbjen publikisht (FOTO)
Previous article RIVER PLATE - BOCA JUNIORS/ Ja sa do të kushtojë një biletë për ndeshjen në "Bernabeu"...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

MESAZH NGA LAMPEDUSA/ Papa Leo XIV: Evropa ka përgjegjësi të mbrojë dhe të integrojë emigrantët Botë

MESAZH NGA LAMPEDUSA/ Papa Leo XIV: Evropa ka përgjegjësi të mbrojë dhe të integrojë emigrantët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT