• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HYN NË FUQI LIGJI PËR TË HUAJT/ Leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës
Home
Rajon

HYN NË FUQI LIGJI PËR TË HUAJT/ Leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

15 March, 2026 s.autor Rajon

Sot ka hyrë në fuqi zbatimi i plotë i ligjit për të huajt në Kosovë, ndërsa BE dhe autoritetet në Prishtinë kanë rënë dakord për disa masa shtesë që zbusin efektet e tij për pjesëtarët e komunitetit serb pa dokumente kosovare.

Marrëveshja synon të lehtësojë situatën për qytetarët që jetojnë në Kosovë, por që nuk janë të pajisur me dokumente të lëshuara nga autoritetet në Kosovë.

Sipas vendimit të ri, këta qytetarë do të mund të pajisen me leje të përkohshme qëndrimi për një periudhë të paktën 12 mujore. Gjatë kësaj kohe, atyre do t’u lejohet të përdorin si dokument identifikimi letërnjoftimet e lëshuara nga autoritetet serbe deri më 15 mars 2026.
Marrëveshja u përshëndet nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, gjatë një konference për shtyp në Prishtinë me ambasadorin e BE-së Aivo Orav dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sorensen theksoi se prioritet mbetet pajisja e punëtorëve dhe studentëve me leje qëndrimi, në mënyrë që të mos ndërpritet ofrimi i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore.

Nga ana e tij, Kurti deklaroi se qeveria do të nisë integrimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor në kuadër të ligjeve të Kosovës.

Ai bëri të ditur se autoritetet lokale do të dorëzojnë listat e stafit akademik dhe shëndetësor që punon në këto struktura për dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit. Kjo dakordësi u përshëndet menjëherë nga kryediplomatja europiane Kaja Kallas, e cila e cilësoi atë si një shtysë të re për dialogun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 18-VITE NGA TRAGJEDIA E GËRDECIT/ Familjarët kërkojnë drejtësi: Ky proces i ngjan moshës së atyre fëmijëve që nuk u lejuan kurrë të rriteshin
Previous article IRAK/ Sulm me dron në bazën ushtarake në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

s.autor

Postime të ngjashme

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT