• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HURI KA DALË NGA XHENETI?”/ Muç Nano flet për dhunën: Sa të çmendur jemi, në parajsë …
Home
Politikë

“HURI KA DALË NGA XHENETI?”/ Muç Nano flet për dhunën: Sa të çmendur jemi, në parajsë …

25 May, 2019 F.autor Politikë

Unë i rri larg dhunës fiz ike, atyre që ushtrojnë dhunë fizike dhe atyre që e nxisin këtë dhunë. Me njerëz të dhunshëm nuk dua të kem të bëj. Dhe me këtë fakt shpjegohen më së shumti edhe qëndrime të miat publike kundër njerëzve të caktuar, me ndikim të madh politik e publik. Njerëzit e dhunshëm ma shpifin. Njerëzit e dhunshëm janë të neveritshëm. Dhe Shqipëria duhet ta themi këtë, është e mbushur me njerëz të dhunshëm. Më shumë se çdo gjë tjetër, në Shqipëri ka njerëz të dhunshëm. Ndoshta mund të ketë më shumë njerëz të korruptuar, por unë jam i prirur të besoj se ka më shumë njerëz të dhunshëm sesa njerëz të korruptuar, edhe pse e di që korrupsionin e kemi në gjak, bashkë me albuminën, proteinat, glukozën, kolesterolin etj..

Ne e duam dhunën. E keni dëgjuar shprehjen “huri ka dalë nga xheneti?” Është e jona. Nuk di nga e kemi marrë. Nuk di nëse kjo shprehje, kjo frazë ka qenë pjesë e etnosit osman apo arab, por edhe nëse ka qenë, është interesant fakti që ne e kemi pëlqyer kaq shumë, sa e kemi bërë tak-fak pjesë të etnosit tonë. Huri ka dalë nga xheneti. Pa mendojeni pak! Në xhenet, ç’është e vërteta, nuk ka hunj. Kështu thonë ata që besojnë se ka një xhenet. Në xhenet ka pemë, ka hije, ka lumenj, ka djem që shërbejnë shishe vere, ndoshta Brunello di Montalcino, ka edhe virgjëresha që janë në dispozicion të burrave që përfundojnë në parajsë, ka e çfarë nuk ka, por hunj nuk ka. Nuk ka se si të ketë. Huri në parajsë është i pamundur, po aq sa është i pamundur edhe mendimi në kokën e idiotit. Ne shqiptarët nuk është se nuk e dimë këtë gjë. E dimë, por ngaqë huri na pëlqen shumë, na vjen mirë t’i gjejmë për burim më të mirën e botëve, d.m.th. parajsën. Sa të çmendur që jemi.

Ju prisni që këtë ide ta ilustroj me klasën politike. Jo, po e ilustroj me një ngjarje tjetër. Pardje, disa studentë dolën të protestonin te Ministria e Arsimit. Kanë kërkesa që ia drejtojnë qeverisë. Dhe kjo është punë e tyre. Dhe kjo është ok. Por në një moment të caktuar u mor vesh se ata kishin shkuar atje për të përdorur dhunë, për t’u sjellë si njerëz të dhunshëm. Dhe filluan të gjuajnë në drejtim të ndërtesës së Ministrisë. U thyen edhe xhama.

Ky është një veprim marrok, apo jo? Nëse nuk biem dakord që ky është një veprim marrok, unë nuk e di pse duhet të biem dakord që rruga Tiranë-Tropojë është më e shkurtër se rruga Tiranë-Tokio. Mirëpo, ja që ata studentët e panë të udhës të sillen si të dhunshëm. Kushedi se çfarë u thotë truri. Nëse e kanë këtë të fundit, trurin. Sepse unë mendoj që ata kanë çdo gjë, por jo trurin. Ndryshe, do dilnin të protestonin e jo të silleshin si rrugaçë.

Asnjë shqiptar nuk doli t’u thoshte: Hej, çfarë po bëni? Asnjë pedagog nuk doli t’u tërhiqte vërejtjen e t’u thoshte se nuk ka nevojë të thyesh xhamat e ministrisë. Përkundrazi, të gjithë e kanë në majë të gjuhës justifikimin: E mo se ca xhama u thyen! A, ju kërkoj ndjesë, ishte një pedagog që e ngriti zërin. Ishte një pedagoge. Veçse ishte një pedagoge amerikane. Quhet Lory E. Amy. Nuk di pse u ndodh atje. Por në momentin që pa se të rinjtë po hidhnin sende të forta e gurë në drejtim të ministrisë, ajo shpërtheu. Dhe studentët e shihnin në sy, pa reaguar, si të kishin përballë një aliene. Nuk dinin ç’t’i thoshin. Ata që janë shumë të zotë të shtien me gurë e të kacafyten, mbetën si guhakë përballë asaj zonje.

Hej, studentë që ushtroni dhunë, ndoshta nuk ju bëhet vonë, por unë po ju them: Kur ju shoh që pëlqeni dhunën, mua m’i sillni zorrët te goja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË MBYLLJE TË SEZONIT/ Arbana Osmani zbulon disa nga momentet më të veçanta në punë pas kamerave
Previous article ËSHTË TIFOZ I "THEKUR" I MILANIT/ Presidenti i Sasuolos: Ja si i ndihmoj "Kuqezinjtë"...

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT