• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HUNGARIA SËRISH KUNDËR/ Njofton se do të shtyjë sërish ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO
Home
Nderkombetare

HUNGARIA SËRISH KUNDËR/ Njofton se do të shtyjë sërish ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO

29 June, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Parlamenti i Hungarisë nuk do të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO para pushimit të verës, pasi kjo çështje nuk është përfshirë në agjendën e javës së ardhshme, raportuan mediat hungareze.

Portalet hvg.hu dhe index.hu raportuan se Parlamenti, ku shumicë është partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban, do të shtyjë edhe më tej votimin duke u thirrur në përkeqësimin e raporteve me Suedinë.

Zyra për media e Parlamentit hungarez nuk ka konfirmuar këto raportime, por ka thënë se agjenda për seancën e javës së ardhshme do të finalizohet të enjten.

Ligjvënësja opozitare e majtë, Agnes Vadai, shkroi në Facebook se Orban nuk do ta hedhë në votim pranimin e Suedisë në NATO në seancën e javës së ardhshme.

Ministria e Jashtme suedeze nuk i është përgjigjur kërkesës së Reuters për të komentuar për këtë çështje.

Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga politika shumëvjeçare e mosangazhimit ushtarak pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar. Të dyja shtetet kërkuan siguri më të madhe duke shprehur dëshirën që t’i bashkohen NATO-s. Finlanda u bë anëtare e aleancës në prill, por procesi për Suedinë ka qenë më i ngadalshëm.

Suedia po kërkon që t’i bashkohet aleancës gjatë samitit të 11 dhe 12 korrikut. Përderisa Stokholmi ka mbështetje nga shtetet e tjera anëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Hungaria deri më tani nuk kanë ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO.

Me procesin e ratifikimit të bllokuar në Parlamentin hungarez që nga korriku i vitit të kaluar, Orban në shkurt për herë të parë shprehu shqetësimet lidhur me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Ai ka akuzuar të dyja shtetet se po “përhapin gënjeshtra” lidhur me demokracinë dhe sundimin e ligjit në Hungari, edhe pse ligjvënësit hungarezë në fund të marsit ratifikuan pranimin e Finlandës në aleancë./rel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHEU TEKSA EKSPLORONTE TITANIKUN/ Gjenden eshtra njeriu mes mbetjeve të nëndetëses “Titan”
Previous article EMRI/ I vuri dy herë flakën lokalit të Noizyt, arrestohet autori në Durrës. I riu, i afërm i këngëtarit

s.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT