• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HUMBJE E MADHE”/ Miqtë kujtojnë profesorin në Medresenë e Shkodrës që ndërroi jetë nga COVID-19, baba i tre vajzave
Home
Aktualitet
Kronikë

“HUMBJE E MADHE”/ Miqtë kujtojnë profesorin në Medresenë e Shkodrës që ndërroi jetë nga COVID-19, baba i tre vajzave

27 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Mëngjesin e së hënës një mësues nga Shkodra ka ndërruar jetë nga Covid-19 në spitalin” Shefqet Ndroqi”Gazjon Rusi 39 -vjeç jepte mësim lëndën e matematikës në Medresenë e Shkodrës “Haxhi Sheh Shamia” dhe prej 10 ditësh ishte shtruar në spital pa asnje semundje bashkeshoqeruese. E kontaktuar me telefon nga Neës 24, një e afërmja e mësuesit tha se ai mund jetë infektuar në një ceremoni varrimi ku kishte marrë pjesë së fundmi.

Babi i tre vajzave të mitura u transportua me urgjencë nga Shkodra drejt spitalit të sanatoriumit me temperaturë të lartë 10 ditë më parë, të mërkurën u intubua. Kushërira e tij tha se ai nuk kishte bërë asnjë tampon por skaneri në spitalin “Shefqet Ndroqi”  tregoi se gjendja e tij ishte mjaft  rëndë.

Ai përfundoi në gjendje të rënduar në spital, ndërsa më herët kishte shfaqur temepraturë të lartë prej disa ditësh por optimizmi i tij, që mund ta kalonte në kushte shtëpie, bëri që 39 vjecari mos të kërkonte ndihmën e urgjencës apo numrit 127 e për rrjedhojë nuk i ishte nënshtruar kryerjes së tamponit.

Mësuesi me sportivitet donte që të kurohej në banesën e tij në Shkodër  ku kishte marrë dhe një aparaturë oksigjeni. Ai u thoshte të afërmve se situata nuk ishte serioze por papritur 10 ditë më parë gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm.

Menjëherë familjarët, të afërmit dhe të njohurit shpërndanë  në rrjetet sociale apelin për ta dërguar për kurim në Turqi. Nga fushata sensibilizuese u mblodhën brenda dy ditësh mbi 50 mijë euro.

E afërmja e mësuesit, baba i tre fëmijëve, konfirmon për Neës 24 se epikriza e tij ishte dërguar në spitalin shtetërore të Stambollit në Turqi,  madje ishte porositur edhe avioni sanitar që do ta transportonte mbrëmjen e së dielës për kurim më të specializuar.

Por pavarësisht solidarizimit të jashtëzakonshëm, vonesat në dërgimin e epikrizës e më tej mangësitë në të bënë që ,  mësuesi mos të kishte më kohë, duke humbur këtë  mëngjes, betejën me covid 19.

Për kurimin e tij në Stamboll Edhe Elvis Naçi  i ishte bashkuar nismës përmes fondacionit “Firdeus” duke dhuruar pesë mijë euro në llogarinë e hapur . Naçi ka ndarë një dite me pare në rrjetet e tij sociale postimin se ai ishte një baba shembullor dhe një njeri i mire qe kishte nevoje urgjente per ndihme.

Myftyu i Shkodrës Muhamed Sytari shkruajti ne rrjetin social facebook se 39 vjecari ishte model i pastërtisë, i moralit përkushtimit, i sakrificës në heshtje, i lodhjes me buzagaz, i vullnetarizmit ndërtues, i fjalës së ëmbël, i këmbënguljes për më të mirën.

Humbja e mesuesit Gazjon Rusi në shkollën “Haxhi Sheh Shamia” ka pikëlluar jo vetem familjarët por edhe miqtë e kolegët me të cilët ai punoi për 15 vite. Në medresënë e djemve drejtuesi i shkollës Kujtim Dervishi kolegët nuk e besojnë lajmin. Gazjoni energjik plot vullnet e pasion e gjithmonë i gjendshem nuk do te jete mes tyre

Pasi në media ka dhene lajmin marre për ndarjen e tij nga jeta, qytetarë të ndryshëm i jane drejtuar sekretarisë mesimore se medrese per te dorëzuar shuma monetare, kontribut  per familjen Rusi

Ish kolegët e medresesë e kujtojnë Gazjonin si një djalë për tu marrë shembull, i heshtu dhe tepër i përkushtuar e i palodhur në punën e tij

News24 mëson se mësuesi ka infektuar nënën e tij 80 vjecare në Shkodër, por ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Manastirliu: Dyfishojmë ekipet e lëvizshme të urgjencës për shërbimin në banesë
Previous article MISTERI I VDEKJES SË 16-VJEÇARES SHQIPTARE NË TRIKALA/ Dyshime për përfshirjen e një 30-vjeçari. Videoja që ka në dorë policia

Delo.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT