• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HUMBJA NE ZGJEDHJE/ Rudina Hajdari: Figurat e vjetra në PD nuk sjellin më shpresë, ndaj i bojkotuan…
Home
Politikë

HUMBJA NE ZGJEDHJE/ Rudina Hajdari: Figurat e vjetra në PD nuk sjellin më shpresë, ndaj i bojkotuan…

20 May, 2023 F.autor Politikë

Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari në një intervistë për Panorama Tv ka komentuar humbjen e opozitës në zgjedhjet e 14 majit, ku tha se priste një rezultat tjetër pasi PD erdhi me figura të reja në garën për kryebashkiakë.

Hajdari tha se ka gabuar kur braktisi zgjedhjet lokale dhe bojkotoi parlamentit, pasi ia la terrenin e hapur mazhorancës duke e përqendruar pushtetin në duart e një njeriu të vetëm.

E prisnit rezultatin e 14 majit?

Prisja një rezultat më të mirë duke marrë parasysh konsumimin e pushteti aktual dhe që kemi patur njerëz të rinj në bashki, prisja që në qytete të rëndësishme të kishte ndryshim. Rezultati tregoi se ishte i vështirë dhe i rëndë për demokratët që nga lindja e PD.

Bojkotimi i zgjedhjeve lokale dhe bojkotimi i parlamentit, ishin lëvizje dëmtuese për PD dhe opozitës pasi qytetarët humbën besimin dhe respektimin pasi këta nuk patën guximin për t’u përballur. Opozita të qëndronte për të treguar një alternativë dhe të përfaqësonte njerëz, por nuk u bë dhe ia la terrenin Edi Ramës dhe pushtetet. Edhe fakti që unë jam pro që ka pasur abuzime, gjithmonë ka pasur por opozita duhet të ndryshojë qëndrim.

Arsyeja primare është një lloj menefregizmi që shqiptarët i treguan politikanëve, pjesa e militantëve kur ka pjesëmarrje të ulët tregon se shumë njerëz ishin të dekurajuar dhe të konfuzuar se çfarë po ndodh me PD dhe të painteresuar në këto zgjedhje. Bojkotim që ata i bënë partisë dhe figurave të vjetra që nuk po sjellin frymëzim dhe shpresë. Mendoj që kjo është një reagim i drejtë, i dhanë mesazh të duhur politikës.

Ka një braktisje të vendit, jemi përballë shumë sfidave dhe mendoj se shumë demokrat janë larguar pasi nuk kanë pasur pushtet dhe bojkotimi i zgjedhjeve solli problem të madh. Mendoj që shumë prej demokratëve janë larguar, emigrimi është rritur. Faktor tjetër ka të bëjë me komunikimit, duhet të jetë tjetër dhe të apelojë te qytetarët dhe të shihet që PD po ecën drejt një vizioni të ri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BIKINIT/ Trendet e sezonit të verës 2023
Previous article "I ÇOVA NJË PJATË ME FASULE"/ Big Basta zbulon si ia mori zemrën Vesa Lumës

F.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT