Deputetja dhe pjese e “Nismes Thurje” Rudina Hajdari kandidoi për deputete në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 prillit, ku mori një rezultat zhgënjyes.
Pas humbjes së zgjedhjeve, Rudina Hajdari është larguar nga Shqipëria. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rudina tregon se ndodhet në SHBA.
Kujtojmë që pak ditë më parë drejt SHBA udhëtoi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ndau foto teksa ishte takuar edhe me këngëtaren e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Nderkohe qe Rudina Hajdari ka familjen ne SHBA, ku ka jetuar prej shume vitesh dhe eshte me se normale te jete pas zgjedhjeve per pushime ne vendin ku jeton!
Te dy politikanet kane nje perbashket: Deshtuan te zgjidhen deputete ne Elbasan, nderkohe qe kryetarja e LSI pasi ka marre nje rezultat katastrofik per partine qe drejton me vetem 4 deputete, nga 19 te tille qe kishte me 2017, do jete ne Kuvend, teksa do te zgjedhe mes Fierit dhe Tiranes.
Duke lene ne dileme deri ne shtator per te perfituar nga kjo zgjedhje, Tit Vasilin dhe Keidi Mehmetajn!