Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella është i mërzitur nga humbja ndaj Juventusit, sepse ata luajtën shumë mirë dhe nuk e merituan
Vincenzo Montella tha se skuadra e tij luajti një ndeshje shumë të mirë ndaj Juventusitl, por në fund u ndëshkuan nga dy gola të Gonzalo Higuain.
Ai po ashtu th ase diferenca u bë të mos shënimi i golit të barazimit te rasti i Nikola Kalinic në pjesën e parë.
“Kjo është lloji i ndeshjes që më mërzit më shumë. Ne luajtëm shumë mirë, por ne u ndëshkuam nga detajet, kësaj radhe nga Higuain”, tha Montella.
“Ne i ndaluam të luajnë ashtu siç ata dëshironin, por nuk shënuam sepse mbrojtësit e tyre janë shumë fizikë dhe më përvojë, prandaj ne humbëm energjinë në minutat finale të ndeshjes”, u shpreh ai në fund.
Milan pas 11 ndeshjeve renditet në vendin e tetë më 16 pikë, ku ka fituar pesë ndeshje, ka humbur pesë të tjera dhe ka barazuar një ndeshje.


