Trajneri i Bolognas, Roberto Donadoni, ka kritikuar gjyqtarët për penalltinë e mos dhënë dhe dy kartonët e kuq ndaj Interit.
Ibrahima Mbaye u përjashtuar pas dy kartonëve të verdhë brenda katër minutash, kurse Adam Masina direkt me të kuq pasi shkeli në këmbë Lisandro Lopezin.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1, për vendasit shënuan Eder dhe Yann Karamoh, ndërsa golin për mysafirët e shënoi ish-sulmuesi zikaltër, Rodrigo Palacio.
“Ka keqardhje që përfunduam ndeshjen me nëntën lojtarë, por pavarësisht të gjithave ne gati barazuam”, ka thënë Donadoni për Mediaset Premium.
Trajneri i Bolognas u ankua që gjyqtari nuk dha penallti te prekja me dorë nga Danilo D’Ambrosios.
“Gjëja që më bezdis më së shumti janë kartonët. Mbaye u ndëshkua fillimisht se u provokua, ndërsa për kartonin e Masinas mendoj se duhet të shikojmë ngjarjen në përgjithësi”, ka shtuar Donadoni.