Në demokraci ka një parim, kush humbet zgjedhjet, largohet.
Por në Shqipëri e kanë bërë standard, që të mos largohen pasi qeverisin tetë vjet, apo të mos largohen pasi humbin për herë të dytë.
Për herë të parë në 30 vjet demokraci ndodhi që PS dhe Edi Rama fituan për herë të tretë dhe Lulzim Basha humbi.
Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, pasi ky ishte vullneti i qytetarëve.
Por, çudia ndodhi më pas, kur Lulzim Basha u shfaq pas humbjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Dalja e tij në ekran, i la të gjithë pa gojë, jo vetëm opinionin publik shqiptar por edhe atë ndërkombëtarë.
Sepse të gjithë prisnin që Lulzim Basha të tregonte fytyrën e liderit evropian, pasi kishte deklaruar publikisht dhe kishte theksuar se ai do ta kufizonte mandatin e kryeministrit në dy mandate katër vjeçare.
Pra, nuk do të kishte një Kryeministër që mund të zgjidhej për herë të tretë, por vetëm me dy mandate.
Ndërkaq vetë ai nuk dha dorëheqjen, edhe pse shqiptarët prisnin që Lulzim Basha të tregohej evropian, të telefononte fituesin, t’i uronte fitoren, të dorëhiqej dhe të udhëhiqte ndoshta dhe një proces bashkimi në PD, por në vend të kësaj, doli dhe hëngri turpin me bukë, sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Tha se do të fillonte luftën , një betejë. Por tetë vjet çfarë bëri Luli?
Nga ana tjetër edhe Presidenti Ilir Meta, tha, se nëse merr Edi Rama 71 mandate do të jepte dorëheqjen.
Por, Meta nuk hëngri vetëm turpin me bukë, por i futi dhe një gotë verë nga prapa, sepse filloj të tallej, jo super Monika, jo dekreti, jo KQZ dhe lojëra të tjera.
Edhe Ilir Meta edhe Lulzim Basha e hëngrën turpin me bukë në sytë e shqiptarëve.
Të dy duhej të kishin dhënë dorëheqjen, jo për ti lënë pushtetin Edi Ramës, por për të treguar se vërtet Lulzim Basha ishte një politikan me profil perëndimor dhe Ilir Meta ishte një burrë shteti që e mban fjalën.
Pse Meta nuk e mori vetë drejtimin e Opozitës apo se i shkoi për skrap për LSI?
Lulzim Basha pse nuk dha dorëheqjen dhe të udhëhiqte një profil tjetër politik me një standart të njeriut që merr përgjegjësi dhe largohet pas humbjes, për të marrë drejtimin e një projekti të ri, me një vizion të qartë?
Të dy, as Meta dhe as Basha nuk e dhanë dorëheqjen. Mesa duket që të dy, shqiptarët do t’i votojnë kundër, jo se duan shumë Ramën, por urrejtja ndaj Metës dhe Bashës dhe inati ndaj tyre, është më i madh se sa dëmi që iu bën Edi Rama.
Sepse Ilir Meta ka 30 vjet që paguhet nga taksat e shqiptarëve, ka marrë çdo post dhe karrige dhe njihet si simbol i hajdutërisë.
Ndërsa Lulzim Basha njihet si një klloun i vendosur në krye të PD dhe i ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe të dy bashkë jo vetëm hanë turpin me bukë, por edhe duan të tallen me shqiptarët që shkojnë e i votojnë sistematikisht kundër.
Për sa kohë të rrinë atje ku janë, ata do hanë turpin me bukë dhe shqiptarët do t’i votojnë sistematikisht kundër./cna.al