• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HUMBI ZGJEDHJET NË SLLOVENI/ Kandidati për president formon grupin e armatosur paramilitar për…
Home
Nderkombetare

HUMBI ZGJEDHJET NË SLLOVENI/ Kandidati për president formon grupin e armatosur paramilitar për…

4 September, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti slloven Borut Pahor shprehu shqetësimin e tij të hënën pas pamjeve të publikuara në internet ku një grup i armatosur dhe me maska, i drejtuar nga një politikan ekstremist, bënin ushtrime gjatë një trajnimi.

Ish-kandidati presidencial Andrej Sisko i tha Reuters se grupi i tij do të sigurojë rend nëse është e nevojshme, duke shtuar se nuk po bën asgjë ilegale – ndonëse pranoi se armët që i përdorin nuk ishin regjistruar nga autoritetet sllovene.

Presidenti tha se nuk ka vend për një grup të tillë në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian.

“Presidenti Pahor theksoi se Sllovenia është një vend i sigurt në të cilin nuk ka nevojë e as nuk do të lejohen persona të paautorizuar… të kujdesen në mënyrë ilegale për sigurinë e vendit dhe kufijve të tij”, ka thënë kabineti i Pahorit përmes një deklarate.

Fotot online dhe të shfaqura në mediat lokale tregojnë rreth 50 persona të maskuar dhe me armë që udhëhiqen nga Sisko i pamaskuar, i cili fitoi vetëm 2.2 për qind të votave kur garoi për president vitin e kaluar.

Sisko tha se grupi i quajtur “Garda e Stajerskas”, i emëruar sipas një rajoni në verilindje të Sllovenisë, përbëhet nga “disa qindra persona”, dhe shtoi se ata ishin vullnetarë që “do të siguronin paqen dhe rendin publik” nëse ishte e nevojshme.

“Policia nuk ka ardhur për të më vizituar deri tani. Ne nuk po bëjmë asgjë të gabuar dhe do të ishim edhe më të interesuar që të bashkëpunojmë me policinë”, tha Sisko.

Ndërkohë policia tha se po hetonte rastin.

Policia tha se janë duke e hetuar rastin.

Sisko sulmoi gjithashtu edhe multi-kulturalizmin, duke thënë se vendi duhet të pranojë emigrantë vetëm nëse ata e pranojnë kulturën sllovene.

Ai gjithashtu drejton Lëvizjen sllovene të Unitetit të Qendrës së Djathtë, duke marrë 0.6 % të votave në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit duke mos arritur të hynte në parlament.

Partia nuk ka lidhje me grupin e armatosur, tha Sisko.

Një qëndrim kundër emigrantëve ndihmoi Partinë Demokratike sllovene të qendrës së djathtë të fitonte shumicën e votave në zgjedhjet e qershorit, por partisë i mungonin partnerët e koalicionit për të formuar një qeveri.

Si pasojë, një qeveri e pakicës prej pesë partish të qendrës së majtë duhet të konfirmohet në parlament javën e ardhshme, raporton Reuters, transmeton Ora News.

Bojna zastava štajerske varde, na sredini Slovenska narodna zastava

Posted by Slovenka TV on Sunday, September 2, 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Shumë urime për ty" u këndua nga ALEXA plot 1 milionë herë
Previous article "CANON" lançoi dy aparate të reja dhe janë thjeshtë ... FANTASTIKE

k.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT