• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HUMBI TRINJAKËT NË BULQIZË/ Flet 31-vjeçarja: Mjekët s’më dhanë shpresë
Home
Breaking News

HUMBI TRINJAKËT NË BULQIZË/ Flet 31-vjeçarja: Mjekët s’më dhanë shpresë

9 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Humbi trinjakët, transportohet për në Tiranë 31-vjeçarja nga Bulqiza. Është sjellë në maternitetin e kryeqytetit, gruaja që lindi tre fëmijë të vdekur në Spitalin e Bulqizës në muajin e gjashtë.

b

Enkeleda Rexhepi, pas lindjes së tre djemve ka shfaqur temperaturë të lartë dhe probleme të tjera me shëndetin. Për këtë arsye, mjekët kanë vendosur që me një autoambulancë ta dërgojnë gruan lehonë drejt kryeqytetit për një kurim më të specializuar.

Mjekët e Bulqizës i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë natës Rexhepit, por ato kanë konstatuar se disa parametra nuk ishin normal. Stafi i urgjencës e ka shoqëruar atë deri në Tiranë. Pak para largimit nga Spitali i Bulqizës, Enkeleda Rexhepi u shpreh e shqetësuar për humbjen e tre fëmijëve. Ajo tha se ka kryer rregullisht vizitat dhe analizat te mjekët gjinekologë dhe ata kanë pohuar se barra ishte normale dhe se nuk kishte nevojë të shtrohej në spital.

“Sigurisht që jam e mërzitur për humbjen e tre djemve. Kurrë nuk e mendoja se do të abortoja. Çdo dy javë kam kryer vizita te mjekët dhe ata më kanë thënë se barra po zhvillohej normalisht”, u shpreh 31- vjeçarja. “Një muaj më parë isha në Tiranë dhe u vizitova te mjekët gjinekologë të maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’. Ato më sugjeruan që pas një muaji të shkoja përsëri atje. Por, një ditë pa u plotësuar muaji pata probleme serioze dhe shkova në Spitalin e Bulqizës ku linda trinjakët e vdekur. Mjekët nuk më jepnin shpresë, uronin që të mos lindin deri para muajit të shtatë”.

31-vjeçarja tregon se dy fëmijët e parë kanë jetuar një orë, ndërkohë fëmija i tretë ka vdekur në barkun e nënës.

Zenepe Grana, nëna e Enkeleda Rexhepit falënderoi mjekët, Hazis Jella e Fatos Hoxha të Spitalit Bulqizës si dhe mjekët e ardhur nga Tirana që falë përkushtimit të tyre i shpëtuan jetën vajzës së saj. Edhe ajo u shpreh e shqetësuar për humbjen e tre nipave, por vlerëson faktin që vajza është në jetë dhe shëndeti i saj po përmirësohet.
c

“Mjekët, mamitë dhe infermieret më shpëtuan vajzën dhe nuk di se si t’ua shpërblej. Ata i shërbyen me mjaft kujdes vajzës. Ne jetojmë në zona të thella dhe me shumë halle. Mungesa e mjekëve gjinekologë në këto zona është problem shumë i madh. Ministria e Shëndetësisë duhet të bëjë të pamundurën për të siguruar mjekë për zonat malore. Rasti i vajzës sime tregoi sa në hall jemi për mjekë gjinekologë”, u shpreh Grana.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE/ Talenti i ARSENALIT përfshihet në një AKSIDENT të tmerrshëm (FOTO)
Previous article E RËNDË NË DURRËS/ Piu FOTOKSINË, humb JETËN në spital 58-vjeçari. Dyshohet se...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

KRIMET ZGJEDHORE/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë Aktualitet

KRIMET ZGJEDHORE/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë

NDRYSHIME NË STRUKTURAT E POLICISË SË SHTETIT/ Kush janë drejtuesit e rinj (EMRAT) Aktualitet

NDRYSHIME NË STRUKTURAT E POLICISË SË SHTETIT/ Kush janë drejtuesit e rinj (EMRAT)

GJKKO SHPALL TË PAFAJSHME MAJLINDA BUFIN/ Rrëzohen akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Aktualitet

GJKKO SHPALL TË PAFAJSHME MAJLINDA BUFIN/ Rrëzohen akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT