• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HUMBI TË GJITHË FAMILJEN NGA TËRMETI/ Rama takon të mbijetuarin e familjes Çupi: Njeriu mund të harrojë të keqen…
Home
Politikë

HUMBI TË GJITHË FAMILJEN NGA TËRMETI/ Rama takon të mbijetuarin e familjes Çupi: Njeriu mund të harrojë të keqen…

13 December, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Aleks Çupi është i vetmi i mbijetuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, pasi tre pjesëtarët e familjes së tij, babai, nëna dhe vëllai humbën jetën nën rrënoja. 31-vjeçari kishte ardhur nga Greqia për të zyrtarizuar lidhjen e tij të dashurisë, por gëzimi i tij u kthye në tragjedi pasi pallati 6-katësh ku jetonte prej vitesh familja u shemb.

Pasi qëndroi për disa ditë në spital, Aleksi sot është më mirë dhe është transferuar në banesën e tij të re në Kamzës, ku është vizituar dhe nga kryeministri Edi Rama. Teksa shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama i shprehu ngushëllime për humbjen e njerëzve të dashur Aleksit, ndërsa u njoh nga afër me gjendjen e tij shëndetësore. Gjatë bashkëbisedimit me Aleksin dhe familjarët e tij, Rama tha se njeriu do të jepte çdo gjë të kishte pranë familjarët e tij, ndërsa shtoi se; njerëzit harrojnë dhimbjen se ndryshe nuk do te ecte dot perpara.

BISEDA ME ALEKSIN
Rama: 
Ngushëllime për humbjet. Më e keqja kaloi??
Aleksi: Po, po kaloi.

Rama: Ku e ke shqetësimin?
Aleksi: Vetëm të këmba

Rama: Hajde ulu këto (i thotë një gruaje). Apo ke frikë nga unë?
Aleksi: Dhimbjen duhet ta kthejmë në forcë.

Rama: Shtëpia më duket e mirë
Aleksi: Po shumë mirë

Rama: Ta gëzoni dhe të keni vetëm momente të mira.
Ndërhyjnë familjarët: Ajo është e fejuara

Rama: E pash, e pash.

Rama: Faleminderit për fjalët e mira. Ne këto punë kemi. Në këto kushte është shumë e rëndë dhe gjendesh pranë diçkaje e që se pranon dot. Ajo çka mund të bësh është që të qash hallin që mund të qahet, se tjetër s’ke ça bën. Unë thash; brenda datës 15 dhjetor familjet që e kaluan më keq se të tjerat do të ishin në banesa. Do të çoj dhe atë Kristiano Ronaldon në shkollë, dhe jeta vazhdon. Pastaj janë gjithë ato shtëpi për të rindërtuar. Ata që humbën shtëpinë…e kanë më të lehtë se ata që humbën njerëzit. Njeriu është bërë që mund të harrojë të keqen. Kur përballesh me humbjen e njeriut thua; “ore i kam fal të gjitha. I fal të gjitha vetëm që mos të më ikë njeriu që kam”. Mirëpo njerëzit harrojnë, kështu është bërë kjo jetë.
Nusja e shtëpisë qeras Ramën me karamele

Rama: Faleminderit nuses së shtëpisë, nuk ia prishim.

Rama: Sa kohë keni që jeni njohur?
Aleksi: 6 vite

Rama: E paske menduar gjatë

Rama i drejtohet nuses së Aleksit: Jeni punonjëse policie?
E fejuara e Aleksit: Po, tek komisariat nr,6

Rama: Ishit bashkë kur ra tërmeti?
E fejuara e Aleksit: Jo nuk ishim

Rama: Nga jeni me origjinë?
Xhaxhai i Aleksit: Nga Mati

Rama: Nëna ime e nënta. Se gjyshi bënte djem. Ai donte goca. Kthehej me materniteti me çun, “vazhdojmë” thoshte. 9 për 14 vite.

Kujtojmë se Hajredini 67 vjeç, Lutfija 59 vjeçe dhe Kelment Cupi, 35 vjeç, humbën jetën nga tërmeti i 26 Nëntorit. Të ardhur pas viteve ‘90 nga Burreli në Thumanë për një jetë më të mirë, familja Çupi jetonte në katin e tretë të këtij pallati tashmë të shpërbërë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZJARRVËNIE E QËLLIMSHME" NË FIER/Flet zonja e shtëpisë: Një person i dyshimtë...
Previous article PARTIZANI-TIRANA/ Nga bilanci tek diferenca, ja statistikat që duhet të dini për derbin numër 155

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET GREQIA/ Gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria, trupat u gjetën në… Aktualitet

TRONDITET GREQIA/ Gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria, trupat u gjetën në…

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT