• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HUMBI MOTRËN DHE VËLLAIN BRENDA NJË VITI/ Flet e prekur Blerina Gjylameti: Mu përmbys bota
Home
Politikë

HUMBI MOTRËN DHE VËLLAIN BRENDA NJË VITI/ Flet e prekur Blerina Gjylameti: Mu përmbys bota

28 March, 2021 s.autor Politikë

Deputetja e Ps-së Blerina Gjylameti gjatë një intervistë me moderatorin e njohur Ardit Gjebrea, në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka folur për herë të parë për një moment tepër të vështirë të jetës së saj. Brenda një harku kohor prej një viti ajo humbi motrën dhe vëllain e saj, dy tragjedi njëra pas tjetrës, që për deputeten ishte periudha më e keqe e jetës së saj.

Ardit Gjebrea: Për fat të keq edhe ti ke përjetuar momente të vështira në jetë. Në harkun kohor të një viti ti ke humbur dhe vëllain dhe motrën, si ka ndikuar kjo tek ty?

Blerina Gjylameti: Sa herë që humb një jetë, kur është larg fillon dhe reflekton, kur të ndodhë tek njerëzit e tu të dashur, njerëz të cilët në rastin e motrës unë e kam pasur larg si çdo familje shqiptare që janë të shpërndara kudo në botë. Ndodhi një humbje jete në një kohë shumë të shkurtër, kur unë e rigjeta tek rinim afër, kur ndërkohë që humbi jetën, e njëjta gjë me vëllain.

Ardit Gjebrea: Motra jetonte në Greqi?

Blerina Gjylameti: Jetonte në Greqi, ka dy djem të mrekullueshëm, Anxhelo dhe Oresti dhe në një periudhë shumë të shkurtër ajo humbi jetën nga një sëmundje e pashërueshme. Duke qenë një fizik i fortë, nuk kishte kuptuar se çfarë po ndodhte me të. Ndërkohë me tim vëlla ndodhi e njëjta gjë, ndodhi në një periudhë shumë të shkurtër, në 45-vjetorin e lindjes së saj, ku ai humbi jetën.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte vëllai?

Blerina Gjylameti: Vëllai ishte 37 vjeç dhe me vëllain unë kam patur një lidhje shumë të fortë, e kam patur si djalin tim më shumë se sa vëlla. Jam kujdesur për të pafund, ka qenë i vogli, unë kam qenë vajza e tretë. Për mua dhe për Kostën ai ka qenë krahu i djathtë në çdo gjë dhe ndërkohë edhe ne për të e njëjta gjë. Kur ndodhi ajo gjë me tim vëlla, realisht mua mmu për, me motrën unë e gjeta forcën sepse duke menduar që duhet të isha e fortë për fëmijët e saj dhe për faktin që do bëhesha nënë unë për ta, sidomos për Orestin që ishte në një moment shumë të vështirë dhe ishte adoleshent. Kur ndodhi ajo me tim vëlla mua mu përmbys bota.

Nuk dija ku të kapesha për të ecur përpara, por në anën tjetër unë jam natyrë e fortë dhe gjithmonë kam menduar se duhet të jesh i fortë. Nëse më përpara kisha përkushtim edhe në disa gjëra që më dukeshin dytësore, por ndërkohë që përkushtimin e kisha njësoj, tashmë kam filluar të shikoj çdo moment të ditës se si mund ta kaloj me njerëzit që dua dhe më duan sepse në fund e kupton që jeta është kaq shumë e shkurtër dhe momentet që mund të kalosh me të, mund të të mungojnë një ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MORI VAKSINËN ANTI-COVID/ Ish-sekretari i PPSH: Rama bëri mirë që i përmirësoi marrëdhëniet me Kinën
Previous article "DAL SHPESH HERË ME..."/ Robert Berisha sapo na tregoi arsyen se pse dëgjon këngët e Tunës në makinë

s.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT