• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HUMBI JETËN NË RRETHANA MISTERIOZE DHE I MUNGONTE ZEMRA/ Gjonaj i kërkon informacione homologut spanjoll për Saimir Sulën
Home
Breaking News

HUMBI JETËN NË RRETHANA MISTERIOZE DHE I MUNGONTE ZEMRA/ Gjonaj i kërkon informacione homologut spanjoll për Saimir Sulën

24 February, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka kërkuar autoriteteve spanjolle informacione për letër-porosinë në lidhje me rastin e Saimir Sulës, i riu i cili humbi jetën në rrethana misterioze në një spital në Barcelonë. Shqiptari humbi jetën më 9 maj të vitit të kaluar në një spital të Spanjës, pasi kishte shfaqur shenja covidi, ndërkohë që familjarët e tij denoncuan rastin në prokurori, pasi pretendojnë se atij i mungonte organi i zemrës. Gjonaj zhvilloi sot një takim online me ministrin spanjoll të Drejtësisë, ku u diskutua dhe çështja në fjalë.

Gjonaj i kërkoi homologut spanjoll, Juan Carlos Campo Moreno ndjekjen me prioritet të ekzekutimit të kërkesës shqiptare për ndihmë juridike të dërguar nga Ministria e Drejtësisë më datë 09.02.2021 në lidhje me procedimin penal të filluar nga Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të Shitblerjes së paligjshme të organeve, në kuadrin e hetimeve dhe verifikimeve që po kryhen lidhur me rezultatet e autopsisë së bërë. Ministri i Drejtësisë i Spanjës garantoi për mbështetjen e tij në këtë kërkesë që lidhet me një ngjarje me ndjeshmëri të madhe humane dhe publike.

  • foto galeri
  • foto galeri

Aktualisht mësohet se po kryhen hetime lidhur me rezultatet autopsisë së Sulës. Ishte motra e tij, Majlinda Sula ajo që ngriti pretendime për mjekim të gabuar në Barcelonë çka solli nisen e hetimeve në Tiranë. Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës siguruar nga “BalkanWeb”, sqarohej se viktimës jo vetëm që nuk i ishte injektuar medikamenti që pretendonin mjekët në Barcelonë, por ai rezultonte të mos kishte as zemrën, çka ngre dyshime të forta se kemi të bëjmë me një rast të shit-blerjes së organeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DËSHIROJ TË TË UROJ FAT..."/ Për herë të parë, reagon ish e dashura ruse e Rinianit (FOTO)
Previous article HABIT Kandidati i PD në Korçë: Do ju japim kredi që të paguani borxhet. Ulim energjinë...

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT