• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Humbi jetën në krye të detyrës gjatë përmbytjeve, familjarët e elektricistit kërkojnë ndihmë
Home
Sociale

Humbi jetën në krye të detyrës gjatë përmbytjeve, familjarët e elektricistit kërkojnë ndihmë

6 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Një 50 vjeçar, punonjës i OSHE në Fier humbi jetën pak ditë më parë dukë rregulluar një defekte në një shtyllë të tensionit të lartë.

Report Tv ka shkuar në shtëpinë e të ndjerit Sabri Vriga në fshatin Ngjeqar i cili ka lënë pas nënë, gruan dhe dy fëmijë.

Familjarët kërkojnë ndihmën e shteti pasi Sabriu ishte i vetmi burim të ardhurash për ata.

Pak ditë më parë 50 vjeçari Sabri Vriga, punonjës në OSHEE në Fier ndërroi jetë ndërsa po rregullonte një defekt në shtyllën e tensionit të lartë në fshatin Drizë të Fierit.

Report tv ka shkuar në shtypin e të ndierit në fshatin Ngjeqar të Fierit dhe ka kontaktuar me familjarët të cilët përveç dhimbjes ata tashmë do të përballen edhe me pamundësinë për të pasur një jetë normale, pasi familja mbahej vetëm më të ardhurat e kryefamiljarit.

Nëna e Sabriut,  Kadrie Vriga me lot në sy tregon se djali i saj ka qenë i papërtuar për punën madje punonte edhe në punë që nuk i takonin ati. Shqetësimi i saj është se pas largimit të tij nga familja do të përballet me vështirësi financiare, pasi ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë.

“Djali im ishte në punë si të gjitha herët e tjera, kishte 19 vjet në punë ditën e fundit të tragjedisë nuk u kthye, hipur në shtyllë në krye të detyrës,çfarë të them për dhembjen që kam,” shpjegoj nëna Kadrie Vriga.

“Tani më ka lënë mua mbrapa me dhimbje të madhe edhe gruan në moshë të re, më la dy fëmijë të ndihmohen nga shteti tu lidhet pension po ashtu edhe gruaja se është pa punë,”tregoj nëna e të ndierit.

Ndërkohë bashkëshortja e Sabriut, Mirela kërkon nga shteti që t’i lidhet një pension pasi burri i saj humbi jetën në krye të detyrës, ndërkohë që fëmijët janë akoma në shkollë dhe nuk me çfarë të kujdeset për ta.

“E nisa në mëngjes në punë në krye të detyrës, në darkë u bë ajo që ndodhi kam ngelur në mes të rrugës, unë dua të marr gjakun e burrit, djali është 23 vjeç është pa punë edhe unë gjithashtu, në duam mundimin e burrit kemi ngelur përjashta tani, dua të lidhet asistencë sipas ligjit,”tha bashkëshortja Mirele Vriga.

50 vjeçari Sabri Vriga kishte  hipur në një shtyllë të tensionit të larte dhe nga të dhënat e marra nga dëshmitarët ai ka pasur një kontakt me një nga telat përcjellës të tensionit të lartë i cili i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Lidhur me këtë ngjarje ka nisur edhe një hetim, ndërkohë që dy elektricistët e tjerë të cilët kanë qenë së bashku me 50 vjeçarin Vriga janë shoqëruar në polici. Për ta është dhënë masa e arrestit me burg deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Çudira shqiptare", shkolla 9-vjeçare në Mirditë pa tualete, nxënësit shkojnë në pyll
Previous article SUPEROPERACIONI/ Zbulohet fabrika më e madhe e kanabisit në Angli. Prangosja e 3 shqiptarëve dhe milionat e drogës

k.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT