Nuk mund të gjendet ngushëllim për një nënë, familja e të cilës u shkatërrua para syve të saj, në një aksident që i mori jetën bashkëshortit dhe 3 fëmijëve të mitur ende.
FEMIJET AKSIDENT VELIPOJE
Evis Preka e cila është e vetmja e mbijetuar nga tragjedia e Velipojës, sot do të festonte bashkë me familjen ditëlindjen e vajzës së saj Ajselit.
Halla e saj, është ajo që si gjithmonë ka publikuar edhe sot një mesazh prekës në rrjetet sociale.
Halla Gonxhe Preka shkruan:
Festofsh me ëngjëjt ne mbreterin e zotit Aisel me mungon cdo sekond kaqurrelja jone e bukur. Happy birthday in heaven my niec ”.
Mes komenteve të shumta, bie në sy edhe ai i nënës së Ajselit tëq vogël, e cila shprehet se i lutet Zotit për engjëjt e saj dhe se ndihet e mbaruar në shpirt.
Ndër të tjera, Evisi komenton:
Engjëlli mamit, Ajseli shpirtit tim. Unë si nënë nuk kam fjalë me e shpreh se në shpirt jam e mbaruar. Ju luta zotit shumë për ato fëmijë, por zoti nuk më dëgjoi. Ato të tre yje janë jeta ime përgjithmonë. Dikur zoti mi dhuroi mua ato, ndërsa tani ai mi mori prapë për t’u kujdesur atje lart për to”.



