• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HUMBI BETEJËN ME COVID-19/ Nga pedagog në drejtues të suksesshëm të disa mediave, kush ishte Kasem Hysenbelliu
Home
Sociale

HUMBI BETEJËN ME COVID-19/ Nga pedagog në drejtues të suksesshëm të disa mediave, kush ishte Kasem Hysenbelliu

5 December, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Presidenti i televizionit Fax News dhe ish-drejtues i grupit mediatik News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare, Radio RASH dhe gazetës “Panorama”,  Kasem Hysenbelliu, nuk jeton më.

Mëngjesin e sotëm biznesmeni i suksesshëm, ndërroi jetë në Turqi, duke humbur betejën e jetës me Covid-19.

Por kush ishte Kasem Hysenbelliu?

Kasem Hysenbelliu ka përfunduar studimet e larta në Akademinë Ushtarake Skënderbej, me rezultate të shkëlqyera.

Pasi përfundoi studimet e larta, Kasem Hysenbelliu punoi në profesionin për të cilin u diplomua me rezultate shumë të larta, duke shërbyer si pedagog, në edukimin e brezave të rinj të oficerëve ushtarakë, në shkollën e Bashkuar.

Me hapjen e kufijve, në vitet ’90 ashtu si shumë të tjerë, bashkë me familjen Z. Hysenbelliu emigroi në shtetin fqinj në Greqi.

Me rikthimin në atdhe në vitet 2003-2004, Kasem Hysenbelli drejtoi grupin mediatik “Panorama”, ku me vendosmëri e përkushtim kontribuoi për ta bërë atë gazetën më të madhe në vend, me tirazhin më të lartë.

Karriera e tij në media, vijon me një tjetër grup mediatik, ku gjithashtu u ndje dora dhe bashkëpunimi i tij profesional. Në 2011 z.Kasem Hysenbelliut iu besua drejtimi i grupit mediatik News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare, Radio RASH.

Prej tetorit 2017, Kasem Hysenbelliu themeloi dhe administroi televizionin ‘Fax News’ që nga tetori 2017, ku arriti të të ndërtojë një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ku vendin e parë e zinte liria dhe pavarësia e kujtdo për të thënë mendimin dhe qendrimin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DYTA NË BOTË PAS SHBA-SË/ Kina vendos flamurin në Hënë
Previous article ATENTATI I EFEKTIVIT NË LEZHË/ I ati i viktimës: E kam takuar mbrëmë, hëngrëm darkë dhe u nis për në Rinas

Delo.autor

Postime të ngjashme

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje Aktualitet

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro Aktualitet

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT