• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HUMBET DY DITË PARA SE TË MARTOHEJ E MOTRA/ Historia e 39 vjeçarit që dyshohet se…
Home
Breaking News

HUMBET DY DITË PARA SE TË MARTOHEJ E MOTRA/ Historia e 39 vjeçarit që dyshohet se…

22 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sokol Manaj është një tjetër 39-vjecar i humbur për të cilin familja nuk ka mësuar më asgjë që nga zhdukja e tij. 39 vjecari e kishte bërë shumë herë rrugën ilegalisht në Greqi, derisa bashkë me vëllanë Zyberin ikin sërish drejt Greqisë. Me të mbërritur ata në Selanik për të jetuar në  të njëjtën banesë edhe me dy shokë të tjerë. Vëllezërit fillojnë punë në ndërtim dhe afro një muaj më pas dorëzojnë dokumentat për t’u pajisur më një qëndrim 1 vjeçar në tokën helene. Vëllezërit kishin kontakte të rregullta me familje paçka se Sokoli merrte më rrallë në telefon sesa vëllai i tij Zyberi. Sokoli kishte një mik të ngushtë atje Perlatin me të cilin dilte gjithnjë mbrëmjeve pas punës.

Në vitin 2003 vëllai i Sokolit Zyberi vendos të kthehet në Shqipëri, pasi martohej motra e tyre. Sokoli nuk u kthye, por të motrën e uroi nga telefoni. Zyberi e pa të shqetësuar atë ditë që u ndanë, por Sokoli nuk i pohoi asgjë lidhur me shqetësimin që kishte i vëllai ndaj tij. Sokoli u premtoi familjarëve se do të kthehej shumë shpejt. Muaj më pas Zyberi tentoi të rilidhej me të vëllanë, por ky i fundit nuk po bëhej i gjallë. Zyberi vendos të iki në Greqi dhe kërkon tek miqtë e Sokolit për të mësuar vendodhjen e këtij të fundit. Por askush nuk dha asnjë informacion. E kërkoi edhe me emrin Odise me të cilin njihej atje Sokoli, por pa rezultat. Në vitin 2004 Sokoli bëhet i gjallë, ai ndodhej në burg. Tashmë Sokoli ndodhej pikërisht në Athinë.

Ishte daja i tyre Pëllumb Koloshi, sipas të cilit u mësua e vërteta e rënies në burg të Sokolit, por më pretendimin se policia e kishte burgosur për shkak se nuk kishte dokumenta. Por këtu lindin dyshimet e para të familjarëve. Ata nuk e besojnë argumentin e dajës se Sokoli mund te kishte rënë në burg për mungesë dokumentash. Sokoli doli nga burgu dhe vijon jetën normalisht duke punuar në shtetin grek. Atje Sokoli  njihet me një vajzë  greke me emrin Evangjeli Gusordi ndërsa nisin bashkëjetesën.

Në studion e emisionit vëllai i 39-vjeçarit të humbur, Zyber Manaj rrëfeu historinë se si humbi çdo kontakt me vëllain e tij  në vitin 2006 i cili   pas një periudhe të gjatë të shkëputjes së komunikimit me familjen, vëllai i tij Sokoli  e merr në telefon  duke thënë  vetmet fjalë se ndodhej mirë në Greqi, po se kishte pësuar një dëmitim në këmbë gjatë punës .

“Kemi punuar bashkë me  vëllanë për gati 2 vjet ne Greqi. Në vitin 3003 ne kishim një gëzim familjar, erdhi data që do të martonim motrën. Më tha mua ik përpara në Shqipëri, se unë do mbyll disa punë dhe do vij më vonë. Flisnim vazhdimisht me të. Dy ditë para dasmës së motrës më 8 gusht, kemi komunikuar për herë të fundit me vëllain në telefon. Nga ai moment u shkëputën lidhjet nuk doli më në telefon për një periudhë kohe.  pas disa muajve shkova në Selanik, takova dajnë dhe mikun e ngushtë të vëllait  Perlatin në Greqi ku tentova të bëja disa kërkime por askush nuk e kishte e parë dhe nuk dinte asgjë në lidhje me vëllain tim. Vëllai mbante emrin Sokol Manaj, por atje nga miqtë grek njihej me emrin Odise. Mua mu desh të ikja për punë në Greqi. Më vonë mësova se ndodhej në Athinë, pasi më mori në telefon dhe I mbajtëm kontaktet për disa muaj. Në tetor të vitit 2005 rilidhëm kontaktet më vjen një telefonatë me numër grek.  I njoha zërin vëllait, dhe për rreth dy muaj vazhduam kominikimin më tha se kishte filluar të bashkëjetonte me nje shtetase greke. Në janar të vitit 2006, kemi komunikuar sërisht dhe më tha se kishte bërë një askident dhe  kishte dëmtuar këmbën ku më kërkoi që ta ndihmoja nga ana ekonomike dhee ndihmovaduke ia dërguar paratë në emrin e shtetases greke. I kërkova të vinte në Itali të punonim bashkë.”

Ishte një periudhë e gjatë që dy vëllezërit Sokoli dhe Zyberi nuk kishin patur kontakte si më parë dhe kur Sokoli pëson një dëmtim në këmbë gjatë punës e merr në telefon Zyberin. Ky i fundit e pyet se ku kishte qenë gjithë këtë periudhë ndërsa Sokoli nuk i tregon asgjë mbi të shkuarën e tij të mistershme.

Zyberi qe jetonte në Itali atë kohë shkon të takohet me të vëllanë në Greqi. Por nuk e gjen. Takohen me një mik tjetër të Sokoli, Ferat Dina, ku ky i fundit i pohon se në fund të vitit 2004, ai ka qenë në Shqipëri dhe nuk dihet arsyeja pse ai në qytetin e Korçës ka tërhequr një pasaportë të re me një emër të rremë.

“Në tetor të vitit 2005 rilidhëm kontaktet më vjen një telefonatë me numër grek.  I njoha zërin vëllait, dhe për rreth dy muaj vazhduam kominikimin më tha se kishte filluar të bashkëjetonte me nje shtetase greke. Në janar të vitit 2006, kemi komunikuar sërisht dhe më tha se kishte bërë një askident dhe  kishte dëmtuar këmbën ku më kërkoi që ta ndihmoja nga ana ekonomike dhee ndihmovaduke ia dërguar paratë në emrin e shtetases greke. I kërkova të vinte në Itali të punonim bashkë. Më vonë pas njëfarë kohe kam takuar një mik timin në Greqi, i cili më tha se vëllai ka qenë në Korçë dhe ka nxjerrë në pasportë me emër tjetër.”

Sot Sokoli kërkohet nga dy vëllezërit e tij të cilët nuk mësuan më asgjë lidhur me zhdukjen e mistershme të 39 vjeçarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EUROPA LEAGUE/ Para se të hidhej shorti e mësohej rivali, ja si u shitën biletat
Previous article VETËM 5 MINUTA LARG.../ Vladimir Putin paralajmëron Trump

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET DHE DHUNA NË PROTESTË/ “23 të shoqëruar, një gazetare dhe 6 efektivë të plagosur”, reagon Policia Aktualitet

TENSIONET DHE DHUNA NË PROTESTË/ “23 të shoqëruar, një gazetare dhe 6 efektivë të plagosur”, reagon Policia

PROTESTUESIT RIKTHEHEN TE RRUGA E DURRËSIT/ Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve Aktualitet

PROTESTUESIT RIKTHEHEN TE RRUGA E DURRËSIT/ Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve

TENSIONET TE MINISTRIA E ARSIMIT/ Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, merren me forcë disa protestues Aktualitet

TENSIONET TE MINISTRIA E ARSIMIT/ Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, merren me forcë disa protestues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT