• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HUMBËN JETËN NË AKSIDENTE/ Shqiptarët që lanë pas fëmijë të vegjël. Nga 22 vjeçari në Itali te…
Home
Breaking News

HUMBËN JETËN NË AKSIDENTE/ Shqiptarët që lanë pas fëmijë të vegjël. Nga 22 vjeçari në Itali te…

16 August, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Aksidentet rrugore janë dhe shkaku më i madh i gjymtimit dhe vdekjeve të njerëzve.  Ndonjëherë shpejtësia e tepër, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit apo pergjumja janë disa nga shjkakatarët kryesorë. Por një aksident ka edhe pasoja mbi famijarë e njërëz të afërt të të aksidentuarve. Ngjarja e ditës së sotme në Itali ku një 22 vjeçar, teksa kthehej nga puna gjeti vdekjen tragjike pasi motroi i tij u përplas me barrierat e rrugës tronditi familjarë dhe njerëz të tij të afërt .

Humbi jetën në aksident, la pas vajzën 2 vjeçare

Gersi Uka ishte babai i një vajze 2-vjeçare të quajrur Ambra. Sipas policisë shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e 22 vjeçarit. Në momention kur 22 vjeçari u gjet nga kalimtarët ishte pa shenja jete.

Vdes në aksident shqiptari në SHBA, lë pas bashkëshorten dhe djalin e mitur.

Ditën e djeshme një shqiptar ka humbur jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në Baker City, në shtetin amerikan Oregon, ndërsa viktima është 36-vjeçari shqiptar Mitildit Lako, i cili jetonte në Illinois.

Shqiptari nga Pogradeci ishte pasagjer në një furgon tip ‘Ford’ i drejtuar nga një tjetër shqiptar dhe është goditur nga pas nga një tjetër automjet. 36-vjeçari nuk  e kishte vendosur rripin e sigurimit dhe ka ndërruar jetë, ndërsa shqiptari tjetër që drejtonte mjetin është dërguar në spital, raporton media lokale.

Vdes çifti shqiptar, vajza e vogël plagoset lehtë

Një çift shqiptarësh humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Greqi, ndërsa vajza e tyre mbeti e plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi  në kilometrin e katërt të rrugës rurale Horteru-Kimisis në Serres. Siç raportojnë mediat helenë, viktima janë 35 dhe 25 vjeç, ndërsa nuk janë identifikuar ende.

35-vjeçari, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit humbi kontrollin duke goditur barrierat metalike anësore, çka shkaktoi vdekjen e tij dhe të bashkëshortes 25 vjeçe.

Ndërkohë mësohet se në makinë ndodhej edhe vajza e çiftit, e cila i shpëtoi aksidentit duke pësuar vetëm disa lëndime.

Vdes shqiptari në Greqi, babai i tre fëmijëve

Një aksident në punë ia ka marrë jetën një shqiptari në Patra të Greqisë.

Viktimë e incidentit të ndodhur rreth orës 11:00 në një fermë në Sagaika Achaia, ka mbetur një 30-vjeçar nga Shqipëria, baba i tre fëmijëve.

Raportohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga raportimet media lokale, morri plagë të rënda në bark. Pas incidentit, ai u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FILLON MBROJTJA E TITULLIT/ SHEHI: E kemi detyrim ta mposhtim PARTIZANIN
Previous article E quan "prostitutë e vogël"/ Por Uindi Haxhia nuk ia përton ish-banorit të Kafazit të Artë: Mos e vri menjen...(FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

KALLËZIMI I GJYQTARËVE/ SPAK nis hetimet për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave Aktualitet

KALLËZIMI I GJYQTARËVE/ SPAK nis hetimet për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë... Breaking News

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT