Boksieri shqiptar i Gjermanisë, Senad Gashi, e ka humbur ndeshjen më të rëndësishëm në karrierën e tij në kategorinë e rëndë të boksit profesionit, pasi të shtunën u mposht me nokaut nga francezi Carlos Takam të shtunën në Londër.
Gashit iu dha mundësia të bokësojë sonte ndaj Takam vetëm pasi kundërshtari i paraparë i francezit dështoi.
Gashi, deri para kësaj ndeshjeje kishte 17 fitore dhe një humbje, ishte i pafuqishëm përballë Takam, boksierit që i kishte bërë ballë në 10 runde kampionit Anthony Joshuas të tetor të vitit të kaluar.
Shqiptari u rrëzua disa herë në rundin e shtatë dhe përfundimisht pësoi nokaut duke mos qenë në gjendje ta vazhdojë më ndeshjen.