Në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e një zjarri që dyshohet se u shkaktua nga një nxemje elektrike ka humbur jetën një vajzë katër vjeçare. Policia ka njoftuar për Gazetën Express se rasti ka ndodhur në lagjen Ulpiana të Prishtinës ndërsa për shkak të plagëve të marra e mitura ka ndërruar jetë në QKUK.
Ekipi i zjarrëfikësve ka lokalizuar zjarrin, ndërsa policia po merret me rastin. Përderisa mësohet se banesa është pronë e një femre-shtetase e Shqipërisë.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes:






