Një 42 vjeçare shqiptare e burgosur në burgun e grave në Thiva ka ndërruar jetë në qeli dhe dyshohet se shkak është bërë Covid-19.
Të burgosurat e tjera kanë filluar të protestojnë gjatë natës duke djegur edhe batanijet pasi besojnë që ajo ishte e infektuar me Covid-19 dhe në këtë mënyrë edhe atyre u rrezikohet jeta.
Mirëpo nga ana tjetër asgjë nuk është e konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë nëse e burgosura ishte ose jo me Covid, sakaq trupi i 42 vjeçares është dërguar për ekspertizë dhe se e vërteta do të zbulohet vetëm nga rezultatet.
Gratë e tjera në qeli janë shprehur se shqiptarja kishte temperaturë ditët e fundit, si dhe shenja të ngjashme me simptomat e Covid-19.