Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, shoferi i prokurorit Arjan Ndoji, 24-vjeçari Andi Maloku.
Maloku ndodhej te Trauma që prej 1 nëntorit, ku iu bë atentat te mbikalimi i Shkozetit, teksa udhëtonte në makinë me prokurorin Arjan Ndoji dhe Pëllumb Muharremin alias Aleksandër Lahon, i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut.
AlpeNEWS.al sjell pamjet ekskluzive nga spitali ushtarak ku shihen reagimet rrenqethëse të familjarëve të të ndjerit.


