• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Zotërinjtë e fushave, ja skuadra që nuk urrehet kurrë
Home
Futboll

Zotërinjtë e fushave, ja skuadra që nuk urrehet kurrë

18 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Futbolli është i përbërë nga një përzierje personazhesh që nga ata që ngjallin antipati e deri te ata, më së shumti kampionë, që gëzojnë admirim dhe respekt kudo që shkelin. Më shumë se një lojë, sporti i topkëmbës ndiqet anembanë globit dhe rrjedhimisht edhe ata që me paraqitjet e tyre e shndërrojë në një ëndërr për shumë dhe në realitet për një pakicë fatlume që shijon skenat më prestigjioze.

Lojtaret

 

 

Një skuadër që do të respektohej nga të gjithë është kjo idealja e një ekipi ëndrrash. Një të tillë është munduar ta nderojë edhe e përditshmja “The Sun”, e cila ka stiluar ekipin e pamundur për t’u urryer. Një formacion me emra që në karrierën e tyre janë respektuar gjithmonë.

Porta

Gjithçka nis nga portieri. Kushdo që luan futboll, edhe në nivel amator e di se sa mall i rrallë janë, aq më tepër kur aftësitë prej kampioni mishërohen me respektin që lojtari ngjall te rivalët dhe tifozët kundërshtarë. Për një rol të tillë gjithçka do të ishte e sigurt në duart e legjendës së Juventusit, Xhanluixhi Bufon.

Bufon

Mbrojtja

Në të majtë për ekipin e “zotërinjve” më të dashur, pa dyshim Filip Lahm. Mbrojtësi gjerman u largua si kampion bote duke lënë një trashëgimi të rëndë për të riun Kimish. Në qendër besim edhe Karles Pujol, mbrojtës i ashpër në fushë, por një kampion jashtë saj.

zanetti-and-maldini-milan-derby

Kapiten i Barçës së madhe, katalansi do të ishte i duhuri përpara Bufonit. Për të plotësuar repartin e tërhequr duhen bezdisur dy kapitenët e fundit të Milanos, të cilëve Interi dhe Milani nuk u ka gjetur ende pasardhësit. Paolo Maldini (qendër) dhe Havier Zaneti në krah do të plotësonin kështu katërshen e të respektuarve.

Mesfusha

Gjenialiteti i Andre Pirlos do të ishte i detyrueshëm për çdo mesfushë ideale, aq më tepër kur flitet për kampionë të padiskutuar. Fitimtar me Milanin dhe Juventusin, e për më tepër kampion bote në 2006- n vendi i tij në regji është i garantuar. Në të njëjtën gjatësi vale Ksavi.

andrea-pirlo-xavi-hernandez-spain-italy-euro-2012_4148718

Pas një jete te Barcelona dhe shpalljes si kampion bote e Europe me Spanjën e tij, katalanasi ende mbetet një figurë ikonike, madje edhe në Katarin e largët ku po shpenzon ditët e fundit të një karriere të lavdishme.

Reparti plotësohet nga Luka Modriç. Kroati admirohet jo vetëm për cilësitë teknike, por edhe për personazhin që përfaqëson kur nuk është i veshur me këpucët e futbollit.

Formacioni

Sulmi

Goleadorët, përveç gëzimit të tifozëve të tyre, shpesh ngjallin antipati te rivalët. Diçka e tillë mund t’i ndodhë kujtdo, por jo për Luis Nazario Da Limën, në artin e futbollit Ronaldo. Braziliani i përfshirë në këtë skuadër të dendur me “gentleman”-ë, për atë që i ka dhuruar futbollit është i respektuar anembanë botës.

Ronaldo

I njëjti diskutim vlen edhe për Tierri Henri, të cilit ende tifozët e Arsenalit i kushtojnë këngë. Francezi, me vrapimet dhe golat e tij, admirohej nga të gjithë, duke përfaqësuar denjësisht të gjithë parametrat e një “armiku” që meriton respekt. Formacioni në fjalë nuk mund të mbyllej me askënd tjetër përveç Ronaldinjos.

Ronaldinjo dhe Henri

Duartrokitjet dhe publiku madrilen i “Santiago Bernabeut” janë shembulli më konkret mbi respektin që rivali i një jetë i kushton një kampioni, pavarësisht fanellës që mban veshur…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sadiku sërish në tribunë, Sociedadi kalon lehtësisht Levanten
Previous article SIGURIA RRUGORE/ Policia "masakron" shoferët gjatë natës. 775 gjoba vetëm në fundjavë

Q.Autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit Futboll

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid Futboll

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit Futboll

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT