• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HOXHA” qejfli, aktiv në rrjetet sociale/ Si i FUT DUART dhe bën BISEDA EROTIKE: Vajzë e keqe… po të më dëgjoje mua (FOTO, VIDEO)
Home
Breaking News

“HOXHA” qejfli, aktiv në rrjetet sociale/ Si i FUT DUART dhe bën BISEDA EROTIKE: Vajzë e keqe… po të më dëgjoje mua (FOTO, VIDEO)

28 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

As bamirës, as hoxhë, as mjek popullor, as njeri i Zotit as që të heq xhindet me “magji guri zi”. Ose i ka të gjitha këto, ose asnjërën. Edhe pas afër tri dekadash nga hapja e vendit, vazhdojnë të lëvrijnë e të mbijetojnë personazhe groteske që kanë vetë një qëllim: Të gjejnë mënyrën më komode për ta të fitojnë lekë qyl e të abuzojnë me besimin e të tjerëve thjeshtë dhe vetëm duke kënaqur instiktet e tyre. Madje për këtë përpiqen të jenë edhe modernë, të kohës, aktiv në rrjetet sociale. Tipa të kompletuar me një fjalë….

A është ky rasti i Fatmir Llocit të denoncuar sëfundi nga emisioni “Stop”?

Shtimi i mjekëve popullorë ka bërë që “viktimat” të jenë pikërishtë njerëzit të cilët gjenden në një situatë jo të mirë dhe kanë luhatje të vetëbesimit.

Përveçse mashtrojnë në emër të Zotit, (që kurrë nuk dihet kush është Zoti i tyre për aq kohë sa mashtrojnë dhe gënjejnë”) nisin edhe abuzimet e ndryshme, ku më të fundit janë ato seksuale.

Fatmir Lloci i cili shfaqet si bamirës, në filmime duket se përfiton fizikisht nga femrat që e vizitojnë. Ai shfaqet si bamirës, por ndërkaq veçse prek femrat në pjesë të ndryshme të trupit.

Në videon e publikuar nga emisioni STOP, qytetarja i pyet hoxhën e vetëshpallur:

Kështu ia fut duart të gjithëve?
Hoxha Fatmir Lloçi – Ti zemër mërzitesh, acarohesh, mirëpo ti tek leku shtrëngohesh, se ju gjirokastritët kështu jeni. Do vij ndonjë ditë atje dhe të më heqësh lesht mua. T’i fryj një herë këtej unë. Pse po qesh?

Qytetarja 1- Ça, ça është se nuk të kuptova?

Hoxha Fatmir Lloçi – Po, pompa. A më the po ti?

Qytetarja 1 – Po!

Hoxha Fatmir Lloçi – Pompa të fryftë! E kuptove? Ta përsëris prapë unë, në daç ta shkruaj me shkrim!

Qytetarja 1- Tani e kuptova… këtë ndonjëherë, por shumë shumë pak.

Hoxha Fatmir Lloçi – Si gjilpëra.

Qytetarja 1- Eeee…

Hoxha Fatmir Lloçi – Unë të them, a të ther si gjilpëra? Ti më thoje po, kam gjilpërë këtu.

Qytetarja 1 – Po ashtu më dhimbte, ja tani, kur ma bëre ti. Ehë qeshte kështu…

Hoxha Fatmir Lloçi – Domethënë jo me inate, jo me nerva?

Qytetarja 1- Eeee, jo me inat.

Ndihmësi – Xhaxh, plot ta mbush?

Hoxha Fatmir Lloçi – Jo plot, në gjysmë! Boll!

Qytetarja 1- Domethënë si i kapur mat, qeshte kështu. I thashë një herë e një kohë na i dorëzoje lekët, tani s’ka më lekë i thashë.

Hoxha 2

Hoxha Fatmir Lloçi – Qeshi ëëë?

Qytetarja 1- E qeshi kështu qëëë…

Hoxha Fatmir Lloçi – (I flet në vesh) Kur do të nevrikoset. A e more vesh?

Qytetarja 1- Eeeee, e mora vesh…

Hoxha Fatmir Lloçi – Për mirë flasim ëëëë, për shtëpi.

Qytetarja 1- Po, po!

Hoxha Fatmir Lloçi – Siç ka qenë për fëmijët e vet, s’janë të mitë me një fjalë, a më kupton muhabetin?

Qytetarja 1- Po, po!

Hoxha Fatmir Lloçi – Janë fëmijët e vet, oj zemër! Po në daç dhe tani hidhe!

Qytetarja 1- Ta hedh dhe tani?

Hoxha Fatmir Lloçi – Po tani kur të ikësh për në shtëpi, hidhe!

Qytetarja 1 – Po!

Hoxha Fatmir Lloçi – Gocë e keqe!

Qytetarja 1- Ëhë…

Hoxha Fatmir Lloçi – Nuk është e vërtetë ëëë? Se është budalla ëëë?

Qytetarja 1- Epo, do flasim.

Hoxha Fatmir Lloçi – Mjaft tani! Mjaft! Thuaje një herë mjaft! Si nuk më thërrite një herë për kafe?

Qytetarja 1- Po të duash i shikon vetë këto punët dhe vjen vetë, pa folur unë. Ika pastaj! Hajd mirupafshim se flasim, flasim! Mirupafshim!

Situata me një tjetër qytetare:

Qytetarja 2 – Ç’kemi. Si je ti?

Hoxha Fatmir Lloçi – Hë moj shtremçe?!

Qytetarja 2 – Si ke qenë?

Hoxha Fatmir Lloçi – Çfarë bëre ti?

Qytetarja 2 – Vajta para disa ditësh në një qokë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Po?!

Qytetarja 2 – Edhe hëngra një shëndetlie me arra.

Hoxha Fatmir Lloçi – Kur ke qenë që ke ngrënë atë?

Qytetarja 2 – U bënë nja 2 javë e gjysmë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Të është mpirë krahu i majtë?

Qytetarja 2 – Krahu i majtë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Të është mpirë kështu, si krah.

Qytetarja 2 – Po, po!

Hoxha Fatmir Lloçi – Si krah, si, si, si, si…

Qytetarja 2 – Po, edhe më bën miza ndonjëherë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Je trembur në gjumë?

Qytetarja 2 – Trembem nganjëherë, shoh ndonjë ëndërr të keqe.

Hoxha Fatmir Lloçi – Ti më del me probleme, o vajzë!

Qytetarja 2 – Ëë…

Hoxha Fatmir Lloçi – Më del me probleme, më del e rënduar, je e mbyllur në vetveten tënde shumë.

Qytetarja 2 – Ëhë.. dhe çfarë mundemi të bëjmë?

Jo në 10 e gjysmë. Jo, 2!

Qytetarja 2 – Oops… Të janë bërë të gjitha njëlloj tani.

Hoxha Fatmir Lloçi – Jo, jo, vetëm ty të kam njëlloj.

Qytetarja 2 – Pooo, të gjitha njëlloj të janë bërë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Ehë… Ah moj bijë me më pas dëgjuar mua, sot do të ishe krajle.

Qytetarja 2 – Po, po!

Hoxha Fatmir Lloçi – Mos kujto se jam tallur me ty!

Qytetarja 2 – Nuk je tallur, jo!

Hoxha Fatmir Lloçi – Ëhë. Jo një, por 3 apo 4 duke të ngacmuar.

Qytetarja 2 – Poo. Tani?

Hoxha Fatmir Lloçi – Më para.

Qytetarja 2 – Prit pra, hë çohu se na more frymën! Çohu pra!

Hoxha Fatmir Lloçi – Qelbësirë!

Qytetarja 2 – Unë qelbësirë?

Hoxha Fatmir Lloçi – Ngordhalaqe!

Qytetarja 2 – Pse të gjithë kështu i fërkon ti?

Hoxha Fatmir Lloçi – Po, ato, që kanë probleme.

Qytetarja 2 – Ato, që kanë probleme ëëë? Ndonjë zog i njomë.

Hoxha Fatmir Lloçi – Si puna jote!

Qytetarja 2 – Zog i njomë!

Hoxha Fatmir Lloçi – Aty mbaje mendjen ti, mbaje mendjen tek budalliqet!

Qytetarja 2 – Po ka nga ora 11 them unë, 10 e 30, por jo në 9 në pikë të mëngjesit!

Hoxha Fatmir Lloçi – Më afro pak se nuk të ha!

Qytetarja 2 – Të afroj mo, të afroj! Por kam hall seee…

Hoxha Fatmir Lloçi Hoxha – Se çfarë?

Qytetarja 2 – Po seee… të janë bërë të gjitha njëlloj.

Hoxha Fatmir Lloçi – Jo, mua nuk më bëhen njëlloj.

Qytetarja 2 – Ashtu ëëë…?

Hoxha Fatmir Lloçi – Eh, moj bijë! A e more qiriun, oj ti, cucë? Ma jep pak qiriun tënd! Shko tek dhoma e fundit, hape pak dritaren dhe ndize këtë në dritare!

Qytetarja 2 – Në dritare, po pse jo këtu?

Hoxha Fatmir Lloçi – Aty ku me do K***i mua, jo ku të do ty!

Qytetarja 2 – Iiiiiii…

Hoxha Fatmir Lloçi – Dëgjove?

Në fund të “seancës”, femrat marrin edhe një nuskë në arabisht, që në fakt as arabisht nuk është, e as nuk ka ndonjë domethënie.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Pasqyra që bëhet mit "/ Armina nuk nguron të tregoj si e nis.. (FOTO)
Previous article ÇMENDURIT e Bleonës nuk kanë fund: Tashmë vjen me një ... (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT