Po luhet në Kamzë, sfida mes vendasve të Bledar Devollit dhe Partizanit, e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Suprior. Një tjetër “mini-derbi” kryeqyteti për Kamzën, pas fitores me Tiranës.
Të kuqtë e Gegës, do të kërkojnë fitoren e parë në kampionat, pas humbjes në Korçë ndaj Skënderbeut, ndërkohë që kamzalinjtë vijnë në këtë sfidë të karikuar dhe me 3 pikë. Ndryshime të shumta në formacion, nga të 2 teknikët, të cilët kanë hedhur në fushë formacion sulmues. Bie në si aktivizimi i Trashit si sulmues krahu dhe ish-futbollisti i akademisë së Milanit Bonani.
LIVE| KAMZA-PARTIZANI 0-0
45+1′ Niset Sebino Plaku, pret portieri Alban Hoxha.
45′ Penallti për skuadrën e Kamzës, pas një pengimi në zonë të
45′ Penallti për skuadrën e Kamzës, pas një pengimi në zonë të Sebino Plakut nga Alban Hoxha. Gjyqtari nuk ka dyshime.
43′ Mala bën gjithçka bukur në krahun e djathtë, shmang mjaft bukur Arrabal dhe godet me të majtën, por gjuajtja ishte e lehtë, përfundon në duart e Avdylit.
40′ Telushi provon me një gjuatje të rrezikshme nga distanca, topi devijohet nga portieri Avdyli dhe shkon në këndore. Mundësi e mirë për të kuqtë.
36′ Mala kalon bukur në krahun e djathtë, provon të hedhë një top në zonë, por Bonani largon topin në këndore.
35′ Insiston Kamza, me Sebino Plakun, por mbrojtësit e kuq largojnë rrezikun.
32′ Bruno Telushi ndëshkohet me karton të verdhë, për një ndërhyrje të ashpër ndaj Sebino Plakut.
25′ Goditje dënimi në favor të Partizanit. Ibrahimi kroson në zonë, por Hila me kokë godet në mënyrë të gabuar, duke e çuar shumë larg kuadratit.
18′ Idrizaj provon me një gjuatje, drejt portës, kontrollon Alban Hoxha.
13′ Shans i shkëlqyer për vendasit. Plaku përfiton nga rrëzimi i Ibrahimit dhe depërton nga e majta, hedh një topë në zonë për Roloviç, i cili shumë pranë vijës fatale gabon duke goditur jashtë.
7′ Përsëri Kamza rrezikshë, Bonani depërton bukur nga e majta, fut një top në qendër, për Roloviç, por ndërhyn në mënyrë vendimtare Atanda.
3′ Pranë golit Kamza. Alban Hoxha gabon me largimin e topit, i cili shkon te Plaku, ky i fundit provon me një guajtje të befasishme, por jashtë kuadratit.
2′ Partizani kërkon të shtyjë para me Malën, por të vendosur mirë futbollistëtët e Kamzës.
1′ Ka startuar takimi, Partizani luan topin e parë nga qendra.
FORMACIONET ZYRTARE:
Kamza: Avdyli, Frashëri, Beqiri, Teqja, Bonani, Idrizaj, Arrabal, Malaj, Plaku, Mehmeti, Roloviç. Trajner: Bledar Devolli
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Kalari, Telushi, Hila, Mensah, Mala, Trashi, Hebaj. Trajner: Skënder Gega
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Denis Rexha, Gernat Qirici, Blerim Ziri
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Arjan Mali



