Hoteli më i lartë në botë ka hapur zyrtarisht dyert në Dubai.
Hotel Gevora ‘tenton të arrijë retë’ dhe ka një lartësi të pabesueshme prej 356 metrash.
Gevora është një ofertë e re në rrethin financiar të zonës së nxehtë të Emirateve të Bashkuara Arabe, raporton CNN, transmeton newsbomb.al.
Hoteli është super luksoz, me një ngjyrë ari, ai ka të gjitha ambiente duke filluar nga sauna, 5 restorante, pishina dhe ka gjithësej 528 dhoma.





