• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Hotelet i zënë TË HUAJT/ Prenotohen që tani 70 % e dhomave në Vlorë
Home
Sociale

Hotelet i zënë TË HUAJT/ Prenotohen që tani 70 % e dhomave në Vlorë

12 May, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme qyteti i Vlorës ka çelur zyrtarisht sezonin turistik, edhe operatorët turistikë po bëjnë përgatitjet e fundit për të pritur turistët.

Kamera e TCH ka qenë sot në disa hotele të qytetit të Vlorës, për të parë nga afër përgatitjet që po bëhen për pritjen e turistëve të huaj dhe vendas. Kreu i operatorëve turistikë të Vlorës, Vasil Bedini është shprehur se është duke iu dhënë dora e fundit përgatitjeve për të pritur turistët e huaj dhe vendas.

Qyteti i Vlorës ka rreth 2600 shtretër që do të ofrojë për akomodimin e pushuesve. Po ashtu Bedini shprehet per TCH, se ky vit është më i mbarë për Vlorës, pasi ka një bum ndërtimesh në favor të pushuesve.

Përveçse bukurisë natyrore të plazheve, Vlora ofron për pushuesit edhe zonat arkeologjike, që janë një tjetër atraksion për pushuesit. Ndërkohë që gastronomia është kryesorja për pushesit, pasi ata që kanë qenë vitin e kaluar kanë ngelur të kënaqur nga ushqimi që ata kanë shijuar, ku çdo gjë është bio.
Po ashtu në një nga hotelet e Vlorës që operon përgjatë Shëtitores, prenotimet kanë qënë të shumta, sipas punonjëses së Recepsionit deri tani që jemi në mujin Maj, prenotimet për hotelin që ajo punon janë në masën 70 %, duke bërë një krahasim me një vit më parë, këtë vit prenotimet janë më të shumta, dhe kryesisht janë të huajt ata që kanë bërë prenotimet. Dhe në ditën në vijim priten të ketë me shume prenotime.

Ndërkohë pushuesit një ditor kanë qenë të shumtë dhe ditën e sotme në Vlorë, duke shfrytëzuar dhe fundjavën ata kanë preferuar që të kalojnë një ditë ndryshe në këtë qytet, dhe për kameran e TCH kanë folur me nota pozitive për qytetin e Vlorës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfimi i ish-oficerit: Rasti i rrallë kur Greqia merrte grurë nga Shqipëria dhe misioni i Kadri Hazbiut në jug
Previous article Talenti i shumëkërkuar i Ajaxit transferohet te gjiganti i Premier Leagues

F.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT