Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Piaçenca të Italisë, ku një shqiptar ka vrarë gruan e tij.
57-vjeçari shqiptar ka qëlluar tre herë me thikë në fyt gruan e tij 52-vjeçare. Krimi i rëndë ndodhi në kuzhinën e banesës së tyre në prezencë të djalit 17-vjeçar.
Djali telefonoi policinë ndërsa autori i krimit u vetëdorëzuar disa çaste më pas në stacionin policor të Piaçencës.
Identiteti i viktimës dhe autorit nuk bëhen të ditur.


