Dje Prokuroria dhe Policia greke e Korfuzit kanë shkuar në shtëpinë e babait 52-vjeçar, i cili në 2 janar vrau dhe groposi në oborrin e shtëpisë, vajzën e tij.
Pas marrjes në pyetje të Alekto Petros, grupi hetimor arriti “të zbërthejë” babanë vrasës, i cili pranoi krimin ndaj vajzës së tij Anxhelina Petro, 29 vjeçe.
Por, për plotësimin e dosjes hetimore, objekt i kontrollit në banesë, ka qenë sot, gjetja e objektit, me të cilin u krye krimi.
Nga mediat greke, mësohet se ende nuk është gjetur ky objekt.
Ndërkohë, pas hetimeve të deritanishme, kundër babait vrasës, është ngritur akuza e “për vrasje me dashje”.






