Policia greke në ishullin e Korfuzit Vazhdon përpjekja e për të zbardhur më tej vrasjen e 28-vjeçares Anxhelina Petru. Sot policia gjeti në depon me vegla, levën e hekurt që i ati i saj përdori për ta vrarë. Nesër 52 vjeçari do të paraqitet përpara gjykatës së ishullit të Korfuzit për ti komunikuar masën e arrestit.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Krisavgji Kushi mjekja ligjore e ishullit të Korfuzit e cila bëri edhe autopsinë e viktimës deklaroi se ka mbetur e shokuar nga urrejtja që babi ka goditur të bijën.
“Kishte 7 çarje në kokë që tregojnë ashpërsinë me të cilën ai e ka goditur. Në një moment ka ngritur duart për tu mbrojtur pasi ka çarje edhe në të dyja duart. Nga goditjet dhe thellësia e çarjeve kupton urrejtjen dhe egërsinë me të cilën ai ka goditur të bijën dhe një gjë e tillë më ka shokuar. Nuk mund të kuptojë se si një prind mund të godasë me kaq egërsi fëmijën e vet. Dhe më pas ky baba ka kurajën që të pastrojë vendin nga gjaku të zhdukë sendet e saj personale e më pas ta varrosi në oborrin e shtëpisë. Ky për mua nuk është një krim i egër por një kafshëri”, i tha Kushi gazetës “Proto Thema”.


