• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HORRORI NË KORFUZ/ Babai shqiptar MASAKROI vajzën e tij, i dashuri afgan tregon BISEDËN e fundit
Home
Aktualitet
Kronikë

HORRORI NË KORFUZ/ Babai shqiptar MASAKROI vajzën e tij, i dashuri afgan tregon BISEDËN e fundit

5 January, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë dhënë në polici të të dashurit të Anxhelina Petros në Korfuz. Ai ka treguar bisedën e fundit që ka bërë me 29-vjeçaren shqiptare, e cila u dhunua për vdekje nga babai i saj Aleko Petro.

Sikurse ka deklaruar në polici, çifti ka qëndruar së bashku për rreth 13 muaj. Anxhelina donte të shkonte të vizitonte babain e saj për shkak të festave. Ndërsa i dashuri i saj nuk ishte dakord që ajo të shkonte, pasi Anxhelina nuk kishte raporte të mira me të atin.

Në orën 20:45, i dashuri afgan kontaktoi 29-vjeçaren për t’u siguruar që kishte mbërritur tek banesa e babait të saj. Kjo ishte telefonata e parë që mesa duket revoltoi Aleko Petron dhe nxiti debatin mes tyre, pasi 52-vjeçari ishte kundër lidhjes së vajzës së tij me emigrantin afgan.

Në orën 21:23, i dashuri telefonoi përsëri Anxhelinën. Biseda mes tyre zgjati 26 sekonda. E pyeti si po kalonte, kurse 29-vjeçarja shqiptare i tha se ndodhej në shtëpinë e babait dhe nga zhurmat në sfond kuptoi që Anxhelina po ngjiste disa shkallë. Më pas vajza shqiptare i kërkoi të dashurit që të mbyllte telefonin pasi po i bërtiste babai i saj, Aleko. Vajza u dëgjua duke i thënë të atit: “Është e ndaluar që t’i flas edhe në telefon”? Më pas, linja u mbyll, raporton TvKlan.

I dashuri afgan i tha gjithashtu policisë se me Anxhelinën kishin rënë dakord që pasi të largohej nga banesa e të atit, të takoheshin në një pikë të caktuar, por nuk mbërriti kurrë në atë destinacion. Debati mes Alekos dhe vajzës së tij Anxhelina ishte ndezur. Ai kishte qëlluar vazhdimisht me shufër hekuri vajzën e tij. Kjo e fundit tentoi të largohej duke dalë nga një derë, por 52-vjeçari e ndoqi dhe e goditi të paktën 7 herë në kokë me shufrën e hekurit, duke i shkaktuar vdekjen

Më pas, trupin e saj e varrosi në oborrin e pasmë të shtëpisë së tij. Pasi Anxhelina nuk shkoi në pikën e takimit dhe nuk i përgjigjej në telefon, i dashuri afgan njoftoi policinë. Me ndihmën edhe të qenit të 29-vjeçares, autoritetet zbuluan vendin ku babai kishte varrosur të bijën. Aleko Petro, pas disa orësh marrje në pyetje, pranoi krimin por shprehu pendesë. Avokati i tij ka deklaruar se Aleko nuk do të kërkojë në gjyq asnjë masë lehtësuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JA SI E NISA 2019"/ Klaudia Pepa pozon gjysëm e zhveshur e me këmbë "përpjetë" (FOTO)
Previous article "LLOGARAJA E VESHUR ME TË BARDHA"/ Ja si duket PERLA e Shqipërisë e MBULUAR me borë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT