Ndërkaq, avokati i vrasësit, Vasilis Nulezas ka deklaruar për median greke se “Media përshkruan gabim tiparet e vrasësit”.
Mes të tjerash thuhet avokati tha se 52-vjeçari kishte një dashuri patologjike për vajzën. “Vajza kjo e fundit i kërkonte që mos të ndërhynte shumë në jetën e saj. Viktima ishte larguar nga nëntori 2017 nga shtëpia, për të jetuar e pavarur, pa e informuar për jetën që bënte. Këtë nuk e duronte dot klienti im, besoj se është çështje e psikologjisë së tij, nuk kishte ushtruar dhunë më parë, e donte vajzën e e tij. Është i dërrmuar psikologjikisht dhe nuk besoj se do ja dalë mbanë me procesin gjyqësor. Nuk ishte vrasje me paramendim, ndodhi në tension e sipër, pas një debati të ashpër”, pohoi avokati.


