Mediat greke zbardhin te tjera detaje nga ngjarja e tmerrshme e ndodhur ne Korfuz, ku babai shqiptar vrau dhe groposi ne oborr vajzen e tij, Anxhelia Petro, pas sherrit per te dashurin e saj afgan.
ANT1 shkruan se shkak u be nje thirrje telefonike, ajo qe “ndezi gjakrat” mes babait dhe vajzes.
Sipas avokatit të babait, shkëndija e vrasjes u ndez kur vajza dhe babai hëngrën së bashku naten e vitit të Ri dhe ajo mori një telefonatë nga partneri i saj afgan me te cilin ishte ne lidhje prej kohesh.
Babai u duk i merzitur dhe i kerkoi asaj te mbyllte telefonin, ajo nuk e degjoi dhe ateher nisi sherri i madh. Edhe djali ne anen tjeter thuhet se e degjoi sherrin qe u be ne banese mes babait dhe vajzes.
“Babi po largohem. Te dua, vazhdo të më godasesh”, ishin fjalet e fundit qe ajo i tha te atit, e me pas u godit per vdekje prej tij. Babai i vajzës nuk e kishte miratuar kurre marrëdhënien e saj me djalin afgan.


