Momenti horror kur i armatosuri i veshur i gjithi me të zeza hap zjarr në një restorant në Toronto duke lënë një të vdekur dhe 13 të plagosur, duke përfshirë një vajzë të re, 9-vjeçare. Agresori humbi jetën pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Dëshmitarët thonë se një njeri i veshur me të zeza hapi zjarr në Greektown në Danforth, një zonë e populluar e qytetit plot me restorante dhe dyqane, rreth orës 22:00 të dielën mbrëma. Rreth 20 të shtënave armësh u dëgjuan.
Një vajzë e re, 9 vjeçe, u dërgua në një qendër traumatike dhe është në një gjendje kritike, tha policia.
Policia ka konfirmuar se agresori u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit.







