Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korfuz në ditët e para të Vitit të Ri. Sipas mediave greke, një shqiptar ka vrarë vajzën dhe më pas e ka varrosur në oborrin pas shtëpisë, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri nga Afganistani. Viktima është Anxhela Pjetri 28-vjeçe, ndërsa i ati është arrestuar pas krimit.


