• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 3 MAJ 2020/ Këtë shenjë e presin ndryshime të mëdha
Home
Jetë

HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 3 MAJ 2020/ Këtë shenjë e presin ndryshime të mëdha

3 May, 2020 Delo.autor Jetë

Dashi

Gjatë gjithë ditës do ju shoqërojë një sens i mirë. Idetë tuaja do jenë të mbeshtetura me një vendosshmëri shumë të madhe nga ana juaj. Nëse jeni në një do ndiheni jashtëzakonisht të dashuruar dhe të ëmbël me partnerin. Do jeni më të gatshëm se asnjëherë për ta dëgjuar atë.

Demi

Më në fund ju do ndiheni të rikuperuar nga një periudhë stresi. Fëmijët rreth e rrotull do ju bëjnë edhe më të lumtur. Do jeni të mbushur me dashuri dhe do përjetoni kënsqësi të ndërsjelltë me partnerin tuaj.

Binjakët

Ditën e sotme ju do ndiheni dembelë dhe jospërfshirës. Nuk do ketë asgjë argëtuese, as një ekskursion dhe as dëshirë për të bërë pazar. Nuk do keni pikë motivimi as për t’u kujdesur për shtëpinë tuaj. Në familje mund të ketë një person që ju shton më shumë shqetësimet dhe kjo vjen për shkak se nuk arrini ta kuptoni apo vlerësoni aq sa duhet. Do keni probleme me gjumit.

Gaforrja

Do jetë një e diel pozitive dhe argëtuese për ju. Bashkëpunimi me të tjerët do japë rezultate të mahnitshme. Nëse doni që t’i bini dikujt në sy dhe ta keni pranë vetes, bëjeni atëhere.  Mund të gaboni me një simpati sipërfaqësore.

Luani

Nuk do jetë një ditë e keqe për ju sot, por sërish nuk mund të shmangni prishjen e humorit apo një marrëdhënie. Financat do jenë një nga prioritetit tuaja sot dhe do ju fusin shumë në mendime. Në çift, nëse përpiqeni të mbizotëroni ndaj partnerit do fillojnë probleme të shumta.

Virgjëresha

Jeta buzëqesh për ata që dinë si ta shijojnë atë në mënyrën e duhur.Bëni gjithçka që të keni mundësi, argëtoheni dhe mos harroni asnjë shans! Nëse jeni beqar dhe që fluturoni nga lulja në lule, do të dashuroheni çmendurisht.

Peshorja

Ditën e sotme mos hezitoni, por nxirrni jashtë gjithë mërzinë që keni. Nëse nuk ju pëlqen, tregojeni atë: me qetësi analizoni çështjen dhe veproni në përputhje me rrethanat duke përdorur diplomaci dhe racionalitet (flamujt tuaj). Nëse jeni në çift, ju do ndjeni një ndryshim që nuk do ju pëlqejë aspak.

Akrepi

Qëndroni me njerëz që mendojnë pozitivisht. Shumë gjëra që mund të ndodhin sot do varen vetëm nga ju. Do ju duhet të tregoheni pak të duruar sepse dëshira për të marrë gjërat kryesore do të jetë e fortë. Ju mund të kaloni momente të këndshme me miqtë tua.  Nëse përjetoni marrëdhënie dashurie që janë sipërfaqësore, do të dëshironi të shpëtoni prej tyre.

Shigjetari

Do jeni të mbushur me shumë ambicje ditën e sotme dhe do ju mungojë të besoni se disa gjëra nuk mund të bëhen dot realitet. Gjatë kësaj dite nuk do jeni në gjendje të bëni ndonjë gjë interesantë që mund t’ju lumturojë. Të gjitha paratë që keni, do dalin nga xhepi juaj i shpuar. Nëse jeni në një lidhje prej shumë kohës asgjë nuk ka për të shkuar ashtu siç dëshironi.

Bricjapi

Do të merrni ftesa dhe propozime për një festë publike, të cilat do t’i pranoni pa hezitim. Mendja juaj do të ushqehet nga ide fituese, të cilat nuk do t’i mbani vetëm për veten, por t’i ndani ato me njerëzit që i shihni të denjë. Sektori i dashurisë është shumë i mirë.

Ujori

Nevoja për pak besim dhe entuziazëm ishte e domosdoshme për ju gjatë këtyre ditëve gri që keni kaluar dhe kjo falë atyre që ju duan. Idetë e qarta dhe shpejtësia në marrjen e vendimeve do të jenë çelsi i suksesit gjatë kësaj dite. Kuriozitetet intelektuale do të shumohen, do t’ju çojnë në ambiente të reja. Koha të mira me miqtë dhe shumë mundësi argëtimi ju presin.

Peshqit

Disa çështje që duhet të zgjidhen kanë nevojë për një vëmendje. Mos gërhisni dhe përballuni me një frymë konstruktive!, Mërkuri ju mbush me entuziazëm dhe lehtëson kontaktet me miqtë e vjetër. Në çift shmangin sulmet dhe argumentet, sepse nuk do ju çojnë asgjëkundi, përkundrazi, situata mund të përkeqësohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Çekia parashikon të nisë udhëtimet në muajin korrik
Previous article SHPËRTHIM TRITOLI NË QENDËR TË DELVINËS/ I vihet flaka "Mercedezit" të biznesmenit

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe Jetë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së... Jetë

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së...

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet Jetë

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT