• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HOROSKOPI 31 DHJETOR/ Si do ta mbyllni këtë vit 2020? Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Home
Jetë

HOROSKOPI 31 DHJETOR/ Si do ta mbyllni këtë vit 2020? Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

31 December, 2020 s.autor Jetë

Dashi

Apatia e të lindurve të kësaj shenje do t’ia hapë rrugën papritur energjisë. Do të tregoheni individë të zellshëm për shpenzime të tepruara dhe egoiste. Do të ndërmerrni një plan të rrezikshëm dhe mund të injoroni rregullat themelore të mirësjelljes.

Demi

Gjatë periudhës së tanishme do të jetë e dobishme për ju që të tregoheni të ditur, aktiv dhe të paparashikueshëm. Nëse jeni një një dem tipik, mund të keni vështirësi në këtë drejtim. Do t’iu duhet të rivlerësoni mendimin tuaj ndaj njerëzve rebelë, revolucionarë dhe të zgjuar.

Binjakët

Mund të ndjeni se si planet e vjetra sa vijnë dhe po bëhen shumë të mërzitshme. Ju mund të harroni plotësisht masat e marra të kohëve të fundit dhe të përfundoni në pikiatë. Disa prej jush do të duan të ndryshojnë në mënyrë drastike rrethin e miqve dhe do të jenë në kërkim të shoqërisë së re. Ndoshta do të takoni një person të mahnitshëm, i cili do t’iu tërheqë pas vetes.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë e mbushur nga një valë shprese dhe frymëzimi. Ju mund të filloni të dëshironi të pamundurën. Shumë gaforre do të jenë në rrezik nervozizmi, mospërputhje, madje do të rrezikojnë të humbin vetëkontrollin. Ju mund të bëheni tepër kërkues, të rezervuar, rebelë, provokues etj.

Luani

Nuk duhet të dyshoni për fatin tuaj të mirë. Do të ketë perspektiva të mrekullueshme, në qoftë se do të udhëtoni diku larg në kërkim të lumturisë personale të synuar. Megjithatë duhet të jeni të armatosur me vetëbesim dhe kurajo.

Virgjëresha

Çdo shpërthim emocional do të shoqërohet me krizë nëse nuk kanalizoheni në drejtimin e duhur. Shfaqni një entuziazëm në rritje dhe mbajeni larg të kaluarën, por mos u nxitoni për të ndërtuar të ardhmen. Themelet e hedhura më 30 mars vështirë se do të jenë solide.

Peshorja

Marrëdhëniet tuaja me njerëzit janë të paqëndrueshme dhe gati për të shpërthyer në çdo moment. Iniciativa nuk është në anën tuaj. Mos e kërcënoni lirinë e dikujt, por tregohuni të kujdesshëm në çdo gjë që ka të bëjë me konkurrencë ndaj jush.

 

Akrepi

Kjo ditë është e përshtatshme për të nisur një regjim të ri. Mundohuni të rivlerësoni prioritetet tuaja me sa më shumë ndershmëri që të jetë e mundur, duke lënë mënjanë gjërat e vjetra. Do t’iu duhet të merreni me elektronikë, pajisje dhe metoda progresive.

Shigjetari

Mundësia e ndryshimeve revolucionare në dashuri apo në jetën familjare, po bëhet gjithnjë e më e fortë. Mos u trembni nga ndryshimet e papritura apo katastrofat. Garantoni një rritje të adrenalinës për të ndezur një shkëndijë që do ta bëjë jetën tuaj plotësisht të lumtur.

Bricjapi

Gjërat në shtëpi nuk janë të qëndrueshme. Anëtarët e familjes tuaj mund të veprojnë në mënyrë të pakuptueshme, mund të kenë emergjenca të brendshme dhe mund të pësojnë luhatje psikologjike. Mos u mundoni të vishni një maskë indiference, pasi vështirë se do të keni sukses në këtë drejtim.

Ujori

Atmosfera e ditës së sotme, zgjon anën tuaj aktive dhe liridashëse. Gjeni një fushë alternative të aktivitetit, ku të jeni në gjendje për të bërë zbulime dhe eksperimente. Ka shumë mundësi që një aktivitet i juaji i lindur papritur apo një hobi i veçantë, të lihet mënjanë dhe të viheni në kërkim të gjërave të tjera.

Peshqit

Ndryshimet e ditës së sotme janë larg të qenit pa pasoja. Mund të ndryshoni në mënyrë drastike qasjen tuaj në sferat kryesore të jetës, duke përfshirë strategjinë për të ardhmen. Mund të ketë shpenzime të reja të mëdha apo një plan i ri ambicioz në biznes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VARIANTI I RI I KORONAVIRUSIT/ Zbulohet edhe në Indi
Previous article FUNDVIT I "BARDHË"/ Ja si do jetë parashikimi i motit, priten reshje shiu dhe bore

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT