• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HOROSKOPI, 26 JANAR 2022/ Dita do të jetë me perspektiva të shkëlqyera për romancën tuaj…
Home
Horoskopi dhe Vip-at

HOROSKOPI, 26 JANAR 2022/ Dita do të jetë me perspektiva të shkëlqyera për romancën tuaj…

26 January, 2022 Delo.autor Horoskopi dhe Vip-at

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Dita do të jetë me perspektiva të shkëlqyera për romancën tuaj. Kulmi maksimal do të arrihet në mbrëmje. Në punë, është një situatë mjaft e ndërlikuar për t’u menaxhuar pasi ka probleme të pazgjidhura.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Është një situatë mjaft e çuditshme për ndjenjat, përpiquni të merrni pak kohë. Në punë do të përjetoni një ndryshim dramatik në ditët në vijim.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Parashikoni më mirë kohën e vendimeve tuaja, pasi mund të ndodhë diçka që mund të prishë marrëdhënien. Brenda pak javësh në punë do ju duhet të bëni disa zgjedhje të rëndësishme, ndaj përgatituni.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Edhe këtë ditë Hëna është në anën tuaj, ndaj përfitoni nga ajo. Në punë, edhe ata që janë të rinj do të gjejnë shumë mundësi këto ditë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Që në mëngjes, do të keni ndjesinë se diçka nuk shkon në marrëdhënien tuaj me një person që e pëlqeni. Ndërsa në punë do të merrni disa propozime të këndshme.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Hëna është në anën tuaj në këtë periudhë, ndaj do të keni marrëdhënie të mirë me persona të shenjës së Akrepit dhe Bricjapit. Në punë do të merrni shumë konfirmime, sidomos nëse ia keni dalë mirë.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Nëse në dashuri keni disa çështje të rëndësishme për të diskutuar, bëjeni tani, mos prisni. Ndërkohë kushtojini vëmendje propozimeve të reja në punë, sepse në fund të janarit mund të humbisni kontrollin.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Falë ndikimit të Hënës, do të keni shumë pasion gjatë kësaj dite. Ndërkohë vlerësoni mirë propozimet në punë sepse jo gjithçka që shkëlqen është e duhura.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Prej disa kohësh për ata që jetojnë një histori fikse, ndoshta ka keqkuptime. Mundohuni t’i sqaroni sa më shpejt të jetë e mundur. Biznesi është i favorizuar gjatë kësaj kohe për shenjën tuaj.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Afërdita është në shenjën tuaj, përdoreni siç duhet për marrëdhëniet tuaja. Zgjidhini problemet tuaja të vogla profesionale, por mos e teproni duke dashur të bëni gjithçka vetë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Nuk jeni në ditën tuaj më të mirë, ndaj keni nevojë për qetësi. Në punë ka pasur një ndryshim të qartë në interesa, duhet të dini si ta shfrytëzoni

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Ditët e fundit keni pasur probleme në dashuri, por mos lejoni asgjë që t’ju prishë marrëdhënien. Në punë jeni veteran i diskutimeve dhe takimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FILLON TËRHEQJA E TË FTOHTIT POLAR/ Rriten me temperaturat me 3 gradë. Nga pasditja, kalime të pakta vranësirash
Previous article FIFI HYN NË "BIG BROTHER VIP"/ I flet Donaldit në vesh: Mos u qurravit se je burrë, na ke jashtë

Delo.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT