• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HONG KONGU SHPIK SOLUCIONIN QË VRET COVID-19/ Efektiv deri në 3 muaj, ja si përdoret
Home
Nderkombetare

HONG KONGU SHPIK SOLUCIONIN QË VRET COVID-19/ Efektiv deri në 3 muaj, ja si përdoret

27 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Pandemia e koronavirusit në Hong Kong ka infektuar mbi 1 mijë persona, por ka vetëm 4 viktima dhe asnjë rast të ri në dy ditët e fundit. Shkencëtarët në Hong-Kong kanë arritur të krijojnë një solucion që mund të spërkatet në sipërfaqet e objekteve për të evituar përhapjen e viruseve.

Një ekip shkencëtarësh kanë krijuar një solucion kimik që mund të aplikohet në sipërfaqe për të rritur mbrojtjen kundër baktereve dhe viruseve.

Solucioni përmban miliona nanokapsula me dezinfektantë që mund të lëshohen me anë të sprejit në objektet si butonat e ashensorit apo parmakët e shkallëve, për të mos transmetuar sëmundjet infektive, përfshirë Covid-19.

Ajo rezulton efektive për shumë lloje të reja virusesh dhe bakteresh deri tre muaj, edhe pasi është tharë.

“Sipërfaqet që preken më shpesh shërbejnë si medium për transmetimin e sëmundjeve. Në kontaktin me njeriun, materiali ynë polimer ndjen temperaturën e trupit dhe hapet duke lëshuar lëndë dezinfektuese. Sapo heq dorën, ato mbyllen sërish,” shpjegon profesori Xhozef Kuan, në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë në Hong-Kong.

Ekipi i tij e ka studiuar materialin prej dhjetë vitesh. Me vetitë e nxehtësisë, solucioni ndryshon nga substancat si alkooli apo detergjentët që përdoren tani kundër pandemisë së koronavirusit.

“Në godinën tonë mund të infektohemi lehtësisht nëse ka raste të konfirmuara me koronavirusit. Pas spërkatjes me shtresën mbrojtëse ndihem më e mbrojtur.”

“Është më mirë tani me solucionin. Ata janë profesionistë në fushë ndaj unë kam besim,” shprehen dy banorë të qytetit aziatik në godinat e të cilëve është testuar lënda jotoksike.

Pas provave klinike në spitale, në shtëpitë për të moshuarit dhe në zonat me të ardhura të ulëta, solucioni mbrojtës është miratuar për përdorim në shkolla, qendrat tregtare dhe palestrat.

Spreji pritet të dalë në shitje edhe për konsumatorët e Hong-Kongut nga muaji maj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PORTIERI I JUVENTUS SHOKON ME DEKLARATËN/ Szczesny: Tek Arsenal pija duhan rregullisht, Wenger e dinte
Previous article “EJA TEK BARCELONA”/ Ja telefonata që bindi "Demin" Lautaro!

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT