Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj do të vizitojë sot Bashkinë e Shkodrës.
Vizita e Haradinajt në Shkodër do të nisë në orën 09:00 me homazhe në shtatoren e Isa Boletinit. Më pas në orën 09:30 Haradinaj do të takohet me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi, shkruan Rtk.
Vizita do të mbyllet në orën 10:15 në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.


