• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HOMAZH PËR REGJIZORIN GJERGJ XHUVANI/ Rama: Një superçun, i dashuruar pas Lizës. Zbori, pagurja e rakisë dhe kaçkavalli s’harrohen
Home
Politikë

HOMAZH PËR REGJIZORIN GJERGJ XHUVANI/ Rama: Një superçun, i dashuruar pas Lizës. Zbori, pagurja e rakisë dhe kaçkavalli s’harrohen

14 August, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka postuar një homazh për regjisorin e mirënjohur Gjergj Xhuvani, që u nda nga jeta një një vit më parë.

Rama kujton jetën studenteske me Xhuvanin, dashurinë e tij pas Luiza Xhuvanit, filmat që u nominuan dhe për “Oscar” dhe fatet e jetës që e goditën padrejtësisht.

Postimi i plotë i Ramës:

💐HOMAZH

Sot viti dëgjova lajmin e pabesueshëm të ikjes nga botë të Gjergjit, Xhuvanit. Gjergji ishte superçun, qysh gjithnjë, një ndër ata çunat e rrallë, që lindin pleq dhe jetojnë si fëmijë. E mbaj mend të dashuruar pas Lizës, kur ishim në të njëjtat vite paralele në Akademinë e Arteve dhe ndanim një holl të përbashkët, mes atelieve të “Figurativit” djathtas e studiove të “Dramës” majtas.

Në të gjitha zboret na bashkonte një kapanon dhe një togë, në repartin legjendar të Mamurrasit, po mbi të gjitha një pagure me raki dhe kaçkavalli i mëngjesit, mbledhur nëpër xhepa për bashkëbisedimet fluturake pas shkurreve të luftës imagjinare me imperializmin amerikan.

Gjergj u martua me Lizën dhe njëri flirtoi për vite të tëra me filmin, tjetra me teatrin, megjithëse në fakt Liza ishte një yll që shkëlqente qoftë në skenë, qoftë në ekran. Ishin një çift i bukur, që i dha shumë kinemasë e teatrit shqiptar dhe dreqi vetëm mund ta dijë, pse ata dy njerëz të mrekullueshëm duhet të vuanin ca goditje nga ato më të tmerrshmet, të cilat fati nganjëherë zgjedh të mos ia kursejë robit të shkretë! Po kjo është një histori tjetër.

Ndërsa historia krijuese e Gjergjit, edhe pse e prerë në mes brutalisht nga një sëmundje dërrmuese, që pasi i mori njërën këmbë, i mori edhe jetën, është sidoqoftë një kapitull i shkruar me pasion e me inteligjencë të spikatur krijuese, brenda librit të historisë së kinematografisë shqiptare. Filmat e tij e çuan emrin e Shqipërisë në plot festivale ndërkombëtare, madje njëri syresh arriti deri në seleksionimin e parë të filmave të huaj, që u gjykuan për nominimet e kandidatëve për Oscar në vitin 2010.

Gjergji i mbylli përgjithnjë sytë në një dhomë hoteli në Itali, ku shkoi të flejë natën vonë në fund të një dite të gjatë pune, pasi mbaroi montazhin e filmit të tij të fundit. Nuk u zgjua më.

Më duket habi akoma sot që nuk do ta takoj më atë shok të mirë, me të cilin shiheshim rrallë, por gjithnjë me shumë kënaqësi, e flisnim për sfidat tona krejt të ndryshme të radhës, po patjetër për kinemanë, letërsinë, artin, shoqërinë shqiptare dhe sigurisht për kohën e studimeve, ku komedia jetësore e zborit nuk mund të mungonte asnjëherë, bashkë me paguren e rakisë që ishte arma armiqësore e disiplinës ushtarake në brezin e Gjergjit.

Gjergji ishte vërtetë njeri i rrallë, mik i mirë, artist që fliste me vepra e që fjalët i kursente bukur. Bukur kursehej edhe kur shijonte verën, i pëlqente të pinte dhe ishte kënaqësi e veçantë tavolina me të, sepse për ta mbaruar një gotë merrte kohë, teksa i merrte aromën, i komentonte përbërjen, i kërkonte ndihmën për të ngritur shëndetet.

E ngrita këtë tekst për ty Gjergj, me pikëllimin që s’mblidhemi dot më, për të folur e për të qeshur si dikur, po edhe me buzëqeshjen e përlotur që më jep kujtimi yt. Prehu në paqe shoku im!

#TëPAHARRUESHËM🙏

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KTHEN NË KUVEND LIGJIN PË 4 RAJONET/ Meta i jep një “dorë” opozitës: Pse nuk mund të bëhet kurrsesi pjesë e legjislacionit të Shqipërisë
Previous article LAJM I MIRË MBI COVID-19/ Epidemiologu Ilir Alimehmeti: Të dhënat shpresëdhënëse që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

"NUK LARGOHEMI PA DHËNË DORËHEQJEN RAMA"/ Të rinjtë: Me raketa të gjuajë dhe ushtrinë le të nxjerrë nuk ia falim Aktualitet

"NUK LARGOHEMI PA DHËNË DORËHEQJEN RAMA"/ Të rinjtë: Me raketa të gjuajë dhe ushtrinë le të nxjerrë nuk ia falim

DHUNA NË PROTESË/ 16 të arrestuarit e parë dalin nesër para Gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë Aktualitet

DHUNA NË PROTESË/ 16 të arrestuarit e parë dalin nesër para Gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT