• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HOLANDA PRO SHQIPËRISË/ Zef Mazi: Tjetër provë se i kemi përmbushur kërkesat…
Home
Politikë

HOLANDA PRO SHQIPËRISË/ Zef Mazi: Tjetër provë se i kemi përmbushur kërkesat…

16 June, 2021 s.autor Politikë

Holanda ka ndryshuar qëndrimin e saj në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Jashtme u diskutua sot raporti më i ri i vlerësimit për vendin tonë.

Ministrja e re e Jashtme holandeze Singrid Kaag ka vlerësuar progresin e Shqipërisë, duke nënvizuar se ky shtet ballkanik së fundmi ka bërë përparim me reformat në temat prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kaag ka shtuar se konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë duhet të ndodhë sa më shpejt.

Pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi nga Kryenegociatori Zef Mazi. Ky i fundit ka përshëndetur këtë zhvillim të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë duke shtuar:

“Sot Parlamenti holandez miratoi mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë. Parlamenti është dakord me propozimin e ministres së Jashtme holandeze duke njohur progresin e bërë. Jam shumë i gëzuar për këtë lajm të mirë për vendin tonë. Kjo është një provë tjetër se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe ka bërë përparim substancial në të gjitha fushat” – u shpreh Kryenegociatori Zef Mazi.

Pas qëndrimit pozitiv të shprehur nga qeveria holandeze, por dhe deklaratave të kryediplomatëve të vendeve si Gjermania, Austria por dhe Italia duket se Shqipëria do t’i hapet rruga në mbledhjen e 22 Qershorit të Këshillit Europian për çeljen e kuadrit negociues që do të pasojë konferencën ndërqeveritare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITËN BANESËN E KRYEBASHKIAKUT NË ITALI/ Ja si e pësuan 4 shqiptarë
Previous article NIS 30 MINUTA ME VONESË TAKIMI BIDEN-PUTIN/ Shkak ardhja vonë e presidentit rus

s.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT