Pas trazirave të shkaktuara në Kuvend gjatë seancës parlamentare për zgjedhjen e kryeprokurores së re, Partia Socialiste ka bërë kërkesë për përjashtimin e deputetëve të opozitës.
PS ka kërkuar që ata të përjashtohen 10 ditë nga parlamenti, 10 deputetët të cilët u proceduan në gjendje të lirë një ditë më parë
Konkretisht emrat e lakuar edhe dje në media janë: Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Bardh Spahia, Kejdi Mehmetaj, Endri Hasa, Ervin Salianji, Indrit Braimllari. Pritet që të mblidhet Byroja e Kuvendit pasditen e sotme për të vendosur mbi kërkesën e Partisë Socialiste.
Shtatë prej deputetëve të lartpërmendur janë të njëjtët nga grupi i 10 deputetëve të cilët një ditë më parë u proceduan nga policia për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të uniformave blu gjatë protestës jashtë Kuvendit ku u tentua të çahej kordoni i sigurisë nga mbështetësit e opozitës. Në kërkesën e maxhorancës për përjashtim me 10 ditë nga Kuvendi mungojnë Edi Paloka, Grida Duma dhe Floida Kërpaçi.
Deputetët për të cilët PS kërkon të përjashtohen
Monika Kryemadhi
Flamur Noka
Bardh Spahia
Kejdi Mehmetaj
Endri Hasa
Ervin Salianji
Indrit Braimllari
Deputetët e proceduar në gjendje të lirë
Akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike
Flamur Noka
Grida Duma
Edi Paloka
Akuzohen për kundërshtim të punonjësit të policisë
Monika Kryemadhi
Flamur Noka
Ervin Salianji
Endrit Braimllari
Kejdi Mehmetaj
Floida Kërpaci
Klevis Balliu
Gent Strazimiri
Përgatiti: AlpeNews.al


