Një 40-vjeçar është proceduar penalisht, ndërsa u referuan materialet për kompaninë në të cilën ishte punësuar pasi kanë hedhur materiale që ndotin ajrin.
Ndërsa Policisë Bashkiake i vendosi gjobë 50 mijë lekë të reja.
Policia e Tiranës thotë se “në vendin e quajtur “Varrezat”, në Bathore, kanë konstatuar shtetasin G. D., duke hedhur material (shtuf) që shkakton ndotje të ajrit.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 5 proceduan penalisht për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”, shtetasin G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet për kompaninë në të cilën ishte punësuar ky shtetas”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.