Viti 2019 ka nisur dhe ka vijuar duke shkaktuar jo pak krime brenda familjeve shqiptare.
ALPENews.al risjell dhe njeherë disa prej këtyre krimeve që tronditën opinionin publik, duke nisur nnga ngjaja në Gramsh ku bashkeshorti vrau gruan dhe motrën e saj, e deri tek ngjarja e rëndë e disa ditëve më parë kur i riu vret të dashurin e motres dhe kushëririn e tij.
1 janar 2019
Burri vret gruan dhe kunatën me thikën e bukës. Viktimat ishin Gentiana Caushaj 31-vjeçe, gruaja e autorit dhe kunata Merisa Caushaj 18-vjeçe, ndërsa autori është Gazment Musta 34 vjeç, i arrestuar. Shkak i sherrit ka qenë kërkesa e 31-vjeçares për të shkuar tek prindërit e saj për festat, që është refuzuar nga burri, i cili kishte vetëm dy ditë që ishte rikthyer nga Greqia.
3 janar 2019
Petro babai shqiptar në Korfuz vret dhe më pas ka groposur vajzën e tij 29 vjeçe Angjeliki Pjetri në oborrin e shtëpisë, pasi ajo ishte e lidhur me një afgan.
14 janar 2019
Bujar dhe Xhevaire Mataj, burrë e grua, 63 dhe 52 vjeç, u vranë në banesë nga dhëndri i tyre, i cili më pas vrau edhe veten.
24 korrik 2019
Petrit Lekaj, një shqiptar në Adelaide të Australisë, është arrestuar për vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj, pasi kishte dalë me shoqet gjatë natës.
1 tetor 2019
Sali Dakuci me armë zjarri pistoletë të vëllain Kujtim Dakucit duke e lënë të vdekur në vend. Gjithashtu nipin e tij, Floget Dakucin.
12 dhjetor 2019
Skëndaj, me detyrë gardian burgu vrau me armën e shërbimit dy kushërinjtë 22 dhe 26 vjeç, Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj, në ambientet e Poliklinikës së Patosit. Ngjarja e rëndë tronditi qytetin Patosit, ndërsa dyshohet se shkak u bë lidhja e dashursë së motrës së autorit me njërin nga viktimat Manol Rrapaj.
/ALPEnews.al








